Bija Ime fort e dashur, Unë vij për t’iu kërkuar ndjekësve të Mi që ta lehtësojnë vuajtjen Time. Dhimbja dhe persekutimi i shkaktuar mbi Mua, nga ato sekte që punojnë fshehurazi për ta përmbysur Selinë e Shenjtë janë, të rënda.
Sa më lëndojnë ata Mua kështu. Mashtrimi dhe mizoria, e komplotit të tyre kundër Meje, janë të rënda për t’u duruar. Unë dridhem kur e shikoj urrejtjen absolute që ata mbajnë në zemrat e tyre për Mua.
Satani ua ka vjedhur shpirtin, mendjen, frymën dhe trupin e tyre. Ata janë akoma fëmijë të Hyjit, por ata nuk duan të kenë të bëjnë fare me Atin Tim.
Planet e tyre tani po shpalosen përpara syve tuaj, duke përfshirë sytë e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, dhe prapë ata nuk arrijnë ta shohin këtë. Mënyrat djallëzore, se si ata fshihen dhe po ashtu ia arrijnë të kontrollojnë Kishën Time, ma thyejnë Zemrën Time.
Unë do të bëj çdo gjë për t'i bërë që të ndalojnë, por shpirtrat e tyre janë kaq të nxirë.
Vuajtja jote, bija Ime, do të përdoret për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të atyre që mund ta kenë akoma një shkëndijë dashurie përbrenda dhe që do t'i përgjigjen Thirrjes Sime.
Unë ju bëj thirrje që të luteni për këto shpirtra, të cilët punojnë si një Ushtri e përkushtuar, me fare pak dashuri në zemrat e tyre për Hyjin.
Është akoma një Dritë, Drita Hyjnore e Atit Tim, e pranishme në shpirtrat e tyre. Vetëm lutja dhe vuajtja mund t'i ndihmojë ata.
Ata nuk munden dhe nuk do ta shkatërrojnë Kishën Time, sepse Unë Jam Kisha.
Ju, ndjekësit e Mi, jeni Kisha. Ata nuk mund t’i luftojnë ata në Dritë, sepse ajo do t'i verbonte ata.
Më vonë ata do ta kuptojnë se kanë vetëm pak sekonda për të bërë zgjedhjen përfundimtare.
Lutuni që ata të pranojnë Dorën e Mëshirës Sime, në vend që ta lënë veten të tërhiqen në liqenin e zjarrit në përjetësi.
Është për shkak të këtyre shpirtrave të cilët e njollosin Kishën Time, që Unë e ri-përjetoj Fshikullimin tek Shtylla, çdo sekondë të ditës.
Unë kurrë nuk do të pushoj derisa të mund t'i shpëtoj ata.
Më ndihmoni Mua. Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi që të luten për mëkatarë të tillë.