Kerko Mesazhet ketu

Friday, 7 December 2012

Armiqtë e Hebrenjve në të gjitha shtetet do të mblidhen së bashku në unitet për ta shtypur Izraelin

E Premte, 30 Nëntor 2012, në 22:20

Bija Ime fort e dashur, koha për profecitë e parathëna në Besëlidhjen e Vjetër në lidhje me fatin e Hebrenjve ka për t’u bërë e dukshme së shpejti.

Populli Im i zgjedhur do të vuajë. Hebrenjtë që e refuzuan Besëlidhjen e Hyjit, e vendosur nga Moisiu, do të vuajnë ashtu si kanë bërë për shekuj. Fuqia që ata kanë mbi tokën e para-ardhësve të tyre do t'iu hiqet dhe e vetmja zgjidhje do të jetë që të nënshkruajnë një traktat ku ata do të bëhen skllevër të antikrishtit. Populli Im i zgjedhur do të vuajë, po ashtu siç Unë vuajta, dhe fare pak mëshirë do të tregohet ndaj tyre.

Trajtimi i Hebrenjve do të jetë më i keq se ai i treguar gjatë gjenocidit që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore.

Do të jetë në Izrael që Mundimi do të duket, qartësisht, ashtu si është parathënë.

Do të jetë për shkak të Izraelit, që luftërat do të shtohen, kur do të bëhet e vështirë të përcaktohet se kush do të jetë armiku i vërtetë.

Traktati i paqes do të nënshkruhet menjëherë më pas dhe njeriu i paqes do të futet në skenën e botës.

Bashkimi Evropian do t’i zhdukë të gjitha gjurmët e Hyjit.

Bisha me 10 brirë, që është Bashkimi Evropian, do t’i zhdukë të gjitha gjurmët e Hyjit.

Tani është koha të përgatiteni për mizorinë e tyre, e cila do të jetë e padëgjuar ndonjëherë, kur të vijë puna për eliminimin e Krishtërimit.

Sa krenarë do të jenë ata kur i vogli, i fshehur mes tyre, do të ngrihet dhe të mburret për fuqinë e tij. Ata do ta duartrokasin liderin e zgjedhur të kishës së re dhe fuqia e tij do të përhapet në mbarë botën.

Kjo do të zhvillohet me shpejtësi dhe ata shërbëtorët e Mi të shenjtë, që nuk e pranojnë të Vërtetën e kësaj profecie, duhet ta dinë këtë.

Nëse ju i pranoni ligjet e reja të Romës, një qytet, që do të zaptohet nga gënjeshtari dhe shërbëtori i antikrishtit, ju do të bëheni të burgosur të këtij regjimi të ri. Kur ju ta shikoni Sakramentin e Eukaristisë së Shenjtë duke u modifikuar dhe ndryshuar përtej njohjes, dijeni se kjo do të jetë mundësia juaj për t'ia kthyer shpinën këtij regjimi djallëzor.

Kisha Ime është e pagabueshme. Ajo do të mbetet e pagabueshme. Megjithatë, nëse të tjerët brenda Kishës Sime rebelohen kundër Mësimeve të Mia dhe ndryshojnë Sakramentet e Shenjta, ata do të flaken tutje nga Kisha Ime. Regjimi i ri, jo prej Hyjit, do të jetë i gabueshëm, sepse ai nuk do të përfaqësojë të Vërtetën. Vetëm Mësimet e Mia duhet të zbatohen prej të Krishterëve.

Nëse ju ndiqni një regjim të krijuar nga njeriu, ju nuk mund ta quani veten të Krishterë. Kushdo që thotë se Kisha Ime është e pagabueshme, është i saktë.

Kushdo që deklaron se i përket një kishe të re, ku Mësimet e Mia janë manipuluar dhe ku Sakramentet e Mia janë hequr, do të jetë duke jetuar një gënjeshtër.

Kjo do të jetë një periudhë shumë e vështirë për shërbëtorët e Mi të shenjtë, sepse ata duhet të ndjekin Ligjet e përcaktuara nga Kisha Ime. Unë tani ju them se ju prapë duhet ta bëni këtë. Por, menjëherë sapo Sakramentet e Mia të jenë njollosur, ndiqni vetëm Kishën Time të Vërtetë. Në atë kohë vetëm ata shërbëtorë që ndjekin të Vërtetën mund të deklarojnë se po e udhëheqin popullin Tim sipas udhëzimeve të dhëna nga Unë gjatë kohës Sime në tokë.

Ngritja e Paganizmit

Ngritja e paganizmit do të përfshijë mbarë tokën dhe në fillimet e tij një ndjesi e rreme paqeje do të krijohet. Pastaj ju do të shikoni ngritjen e adhurimit të personaliteteve të shquara dhe një devocion fanatik ndaj spiritualizmit të epokës së re dhe adhurimit satanik, të maskuara si terapi moderne psikologjike. Këtu është aty ku adhurimi për vetveten do të jetë tipari më i rëndësishëm për t’u arritur.

Imoraliteti seksual do të rritet ndërsa Beteja e Armagedon-it të intensifikohet.

Aborti dhe vrasja do të jenë kaq të zakonshme saqë shumë vetë do të krijojnë imunitet ndaj çdo ndjenje keqardhjeje për ata që janë të pambrojtur.

Do të jetë gjatë kësaj kohe që ushtria Ime do të vazhdojë, e patrembur, në misionin e tyre për të shpëtuar shpirtra. Asgjë nuk do t'i ndalojë ata dhe për çdo orë të lutjeve të tyre, Unë do të zbus shumë prej kësaj vuajtjeje nëpër botë.

Hebrenjve Unë iu them këtë. Ju keni vuajtur për shkak të mos-dëgjimit të Fjalës së Hyjit përmes profetëve. Megjithatë, ju përfundimisht do ta pranoni Mesinë e Vërtetë së shpejti. Pastaj ju, gjithashtu, do të bashkoheni me Ushtrinë Time ndërsa ajo marshon drejt fitores kundër antikrishtit.

Ju do të vuani ashtu si Unë vuajta, sepse kjo ka qenë parathënë. Shtëpia e Davidit do ta ketë ditën e vet të fitores në ditën që Unë do ta ngreh Jerusalemin e Ri prej hirit. Kur Mbretëria Ime e Re të shfaqet, mbreti i botës pagane dhe shërbëtorët e tij do të bëhen shkrumb e hi.

Premtimi Im për të ardhur që t’ju sjell tek Mbretëria e Atit Tim është afër. Juve Unë ju premtoj Dashurinë Time dhe Besnikërinë Time, ashtu si Mesia juaj i premtuar, ju premtoi juve kohë më parë.

Kjo është trashëgimia juaj. Ju nuk më refuzuat Mua, Jezusin tuaj, kur Unë u kryqëzova. Ju refuzuat Hyjin.

Unë Jam Hyji. Unë Jam udha për ju, për t’u futur në Parajsën e Re. Pranojeni Dorën Time sepse Unë ju dua, Unë ju fal. Ju jeni Populli Im dhe Unë Jam duke ardhur për ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/30/the-enemies-of-the-jews-in-all-nations-will-gather-together-in-unity-to-crush-israel-2/