E Hënë, 3 Dhjetor 2012, në 19:05
Bija Ime fort e dashur, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë kurajon tënde, Unë i bëj thirrje njerëzimit që të përgatitet për Mëshirën Time të Madhe.
Atyre prej jush që janë me zemër të përulët dhe me shpirt të pastër, Unë ju bëj thirrje që të luteni për shpirtrat e atyre që do të vdesin gjatë Paralajmërimit.
Sa shumë iu nevojiten atyre lutjet tuaja. Sa shumë më nevojitet Mua vuajtja juaj. Të dyja këto dhurata, të dhëna prej jush tek Unë, do të ndihmojnë të shpëtojnë ata që nuk mund të shpëtohen përmes vullnetit të tyre të lirë.
Kur Flaka Ime e Mëshirës të derdhet mbi mbarë tokën, shumë do të gëzojnë, por do të jetë një periudhë e dhimbshme për mëkatarët që nuk do të jenë në gjendje të më kërkojnë Mua falje, për shkak të krenarisë.
Pastrimi i tyre do të jetë i dhimbshëm dhe do të duhet shumë vuajtje nga ana e tyre për t’u shpenguar në Sytë e Mi.
Sa fort zemrat e liga të njerëzve do të copëtohen tejpërtej, dhe me tmerr në shpirtrat e tyre, shumë vetë do të bien para Meje në agoni. Le ta dinë ata se, edhe pse ata do të kalojnë shumë vuajtje, miliarda vetë do të pastrohen në zemër dhe shpirt. Atëherë ata do të jenë plotësisht të përgatitur për ditën e madhe të Ardhjes Sime.
Bija ime, sprovat e ndjekësve të Mi do të shtohen dhe intensifikohen përpara Paralajmërimit.
Kur ju të m’i ofroni Mua këto vuajtje, Unë do të shpëtoj shpirtrat e miliona vetëve. Ju lutem që të mos m'i kurseni Mua këto mundime, sepse mrekulli të mëdha do të jepen, pavarësisht nga ata njerëz mosmirënjohës që nuk kanë asnjë turp në zemrat e tyre për ligësinë për të cilën janë fajtorë.
As edhe një njeriu nuk do t'i kursehet pamja e gjendjes së shpirtit të tij ashtu si ajo duket në Sytë e Mi.
Kur ata të shohin gjendjen e mjerueshme të shpirtrave të tyre, ata do të jenë thellësisht të turpëruar. Ata që me të vërtetë ndjejnë keqardhje për fyerjet kundër Hyjit, do të falen. Atyre do t'iu kërkohet që të kalojnë nëpër një pastrim, të cilin ata duhet ta pranojnë me përulësi.
Shumë, shumë shpirtra do ta pranojnë Dorën Time të Mëshirës, por për shpirtrat që kanë kryer mëkat mortor, ata do të jenë kaq të ngurtësuar saqë do ta pengojnë Mëshirën Time. Kjo Lutje e Kryqëzatës duhet të recitohet për shpirtrat pas Paralajmërimit.
Lutja e Kryqëzatës (88) për shpirtrat pas Paralajmërimit
O Zemra e Shenjtë e Jezusit, trego Mëshirë për të gjithë ne mëkatarët e shkretë.
Ndriçoji ato zemra të ngurta, aq të dëshpëruara në kërkimin e tyre për drejtim.
Falua atyre paudhësitë.
Ndihmoji ata, përmes Dashurisë dhe Mëshirës Tënde, të marrin guximin për ta kapur Dhuratën Tënde të madhe të Shëlbimit.
Unë të lutem Ty t'i falësh të gjithë shpirtrat që e refuzojnë të Vërtetën e Hyjit.
Mbuloji ata me Dritën Tënde, Jezus i dashur, që t'i verbojë ndaj ligësisë dhe kurtheve të djallit, i cili do të përpiqet t'i shkëpusë ata prej Teje në përjetësi.
Unë të lutem Ty t'i japësh të gjithë fëmijëve të Hyjit forcën për të qenë mirënjohës për Mëshirën Tënde të Madhe.
Unë kërkoj që Ti t’ia hapësh derën drejt Mbretërisë Tënde të gjithë shpirtrave të humbur që enden nëpër Tokë në një gjendje dobësie dhe dëshpërimi. Amen.
Shkoni, dishepujt e Mi, dhe përmbajuni udhëzimeve të Mia për t’i përgatitur shpirtrat tuaj për Mëshirën Time Hyjnore.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/03/i-call-on-humanity-to-prepare-for-my-great-mercy/