Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 9 December 2012

Flaka e dashurisë e shuan zjarrin e urrejtjes

E Diel, 2 Dhjetor 2012, në 17:40

Bija Ime fort e dashur, është vetëm kur ju jeni shënjestër e urrejtjes që me të vërtetë mund ta kuptoni fuqinë, që i ligu e ka mbi njerëzimin. Urrejtja është e shkaktuar nga Satani, i cili e përdor atë për t’i tunduar njerëzit që të kthehen kundër vëllezërve dhe motrave të tyre.

Urrejtja mbjell urrejtje, kur një person e urren një tjetër dhe ajo zakonisht shkaktohet nga zemërimi. Zemërimi mund të vijë si rezultat i ndryshimit të opinioneve. Nëse nuk kontrollohet, ai mund të kthehet në urrejtje shumë shpejt.

Kur dikush e sulmon një person tjetër, një organizatë apo një shtet, për shkak të ndryshimit të opinioneve, kjo mund të shpërthejë një lumë urrejtjeje brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Prandaj dhe Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që e gjejnë veten shënjestër të një zemërimi të tillë, që të mbeten me dinjitet gjatë gjithë kohës. Madje edhe kur dikush ju fyen, ballë për ballë apo prapa kurrizit, ju duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u përzier me ta. Nëse ju përziheni, ju do të jeni të tunduar për të mëkatuar.

Satani i inkurajon njerëzit për t’u zemëruar. Ai pastaj e përdor zemërimin për të krijuar zemërim në personin tjetër, dhe kështu vazhdon derisa urrejtja të hyjë në të dyja palët.

Ai, i ligu, e nxit urrejtjen që të mund të shkaktojë përçarje.

Përçarja është e kundërta e bashkimit. Bashkimi është një Hir i dhënë nga Hyji. Kur njerëzit janë të bashkuar si një dhe e respektojnë njëri-tjetrin, dashuria është e pranishme. Dashuria është Hyji, prandaj dhe Hyji e ka frymëzuar këtë bashkim.

Satani e përdor urrejtjen për të bërë që kombet të ndahen, martesat të prishen, vrasjet të ndodhin dhe që krimet e tmerrshme të shumëfishohen. Kur Satani të jenë shpartalluar, urrejtja do të hiqet përfundimisht dhe nuk do të ekzistojë më prapë në botë.

Dashuria mund ta shuajë urrejtjen. Kur një person është i zemëruar kundrejt jush, ju duhet të përpiqeni që të përgjigjeni me dashuri. Mund të jetë shumë e vështirë për ju që ta bëni këtë por, me ndihmën Time, ju do ta shikoni se urrejtja do të zbutet me shpejtësi.

Flaka e dashurisë e shuan zjarrin e urrejtjes. Ajo e fshin atë. Dashuria është Hyji dhe, meqenëse Hyji ka Fuqi të madhe përmbi bishën, atëherë kjo është zgjidhja për ta nxjerrë bishën nga jetët tuaja.

Duhet shumë guxim për t’u ngritur në këmbë, si viktima, kundër urrejtjes. Nëse ju bëni ashtu siç Unë kërkoj prej jush dhe më thërrisni Mua për t'ju dhënë kurajën, atëherë ju mund ta mposhtni urrejtjen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/02/the-flame-of-love-extinguishes-the-fire-of-hatred/