Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 5 December 2012

Virgjëra Mari: Një Hyj i Dashur nuk do të krijonte konflikt apo të shkaktonte përçarje

E Enjte, 29 Nëntor 2012, në 15:20

Fëmijët e mi të dashur, ju duhet të luteni për të gjithë vizionarët e Hyjit në botë në këtë kohë. Ata vuajnë shumë dhe mosmarrëveshje kanë lindur brenda dhe jashtë misioneve të tyre.

Shumë njerëz i refuzojnë ata. Madje dhe më tepër njerëz i refuzojnë ata vizionarë dhe profetë që e kanë bërë misionin e tyre të njohur në botë.

Ju duhet të bashkoheni në një, nëse ju me të vërtetë e doni Birin tim. Nuk duhet të ketë vend për xhelozi, fyerje apo urrejtje midis jush. Kur kjo ndodh, i ligu ju ka tunduar që të hiqni dorë, jo nga profeti, por nga Fjala e Shenjtë e Birit tim.

Kjo është një kohë kur asnjë përçarje nuk duhet të lejohet që të krijojnë pengesa midis atyre që ndjekin Mësimet e Birit tim.

Kur ka përçarje, ka edhe shpërqendrim. Kjo e ndalon rrjedhën e lutjes dhe ju vonon në ndihmën për të shpëtuar shpirtrat.

Një Hyj i Dashur nuk do të krijonte konflikt apo të shkaktonte përçarje. Të fyesh një tjetër në Emër të Hyjit është një mëkat në Sytë e Atit tim.

Kur e bëni këtë, ju e fyeni Birin tim, që gjithmonë ka thënë se ju duhet ta doni njëri-tjetrin si vëllezër e motra.

Kur ju e përdorni Emrin e Birit tim për të dëmtuar reputacionin e të tjerëve, ju duhet t'i luteni Birit tim që t'ju falë.

Kjo është koha fëmijë që të jeni të fortë dhe ta nderoni Birin tim duke rikujtuar gjithçka që Ai ju ka mësuar.

Shumë ngjarje të parathëna tani janë gati që të shihen në botë.

Nuk ka kohë për përçarje mes atyre që e nderojnë Birin tim.

Së shpejti, përçarja do të imponohet përmbi të Krishterët. Ja përse të bashkuar, ju do të bëheni një ushtri e fortë, e denjë për ta shpallur Fjalën e Hyjit.

Të përçarë, ju do të tërhiqeni drejt një zbrazëtie ku ligjet pagane do të imponohen mbi Kishën tuaj.

Kur ju shkaktoni përçarje, nuk mund të ketë aspak unitet.

Vetëm ata me besim të fortë, të bashkuar me Zemrën e Birit tim, do të çajnë përpara në ushtrinë e Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/29/virgin-mary-a-loving-god-would-not-generate-conflict-or-cause-a-rift/