Kerko Mesazhet ketu

Monday, 17 December 2012

Përulësia është më tepër se thjesht pranimi i vuajtjes. Ajo është një mjet i fuqishëm për të mposhtur të ligun

E Enjte, 13 Dhjetor 2012, në 18:11

Bija Ime fort e dashur, dhurata e përulësisë duhet të fitohet. Ajo kurrë nuk duhet të ngatërrohet me frik
ën.

Ishte për shkak të vet
ë Përulësisë Sime që Satani u gënjye dhe prej kësaj, e humbi të drejtën t’i fitojë të gjithë shpirtrat dhe t’i mallkojë ata me ndëshkimin e përjetshëm.

Satani është arrogant, mendjemadh, mashtrues dhe i mbushur me dashuri për vetveten dhe me urrejtje. Beteja për shpirtrat u fitua përmes Veprës së Përulësisë, kur Unë, Mbreti i njerëzimit, e lejova Veten të poshtërohesha, të torturohesha, të përbuzesha, të isha i tallur dhe të mundohesha nga mëkatarë të infektuar me urrejtjen e Satanit.

Është e pamundur për bishën që të ndjejë përulësi. Ai e njihte Fuqinë e Hyjit dhe se sa e ashpër do të ishte beteja e tij kundër fëmijëve të Hyjit. Ai priste që Unë, jo vetëm të shpallja Fjalën e Hyjit, por edhe të tregoja Autoritetin Tim midis njerëzve duke e deklaruar veten Time para tyre, në një gjendje të lartë madhërie. Madje edhe atëherë, ai ishte i bindur se do ta shkatërronte Misionin Tim.

Çfarë ai nuk e priti ishte refuzimi Im për t’i dënuar ekzekutuesit e Mi, apo Përulësia që Unë tregova. Mos angazhimi Im me torturuesit e Mi do të thoshte se ata nuk kishin asnjë fuqi mbi Mua. Toleranca Ime ndaj fshikullimit, talljeve dhe persekutimit vetëm sa e dobësoi më tepër fuqinë e të ligut. Ai kurrë nuk e priste këtë dhe provoi gjithçka, përfshirë edhe torturën fizike, për të më bërë Mua që të heq dorë nga raca njerëzore.

Ishte të pranuarit nga Unë i vdekjes Sime, sakrifica e bërë nga Ati Im, për ta lejuar Kryqëzimin Tim, ajo që e çliroi njeriun nga mëkati.

Kjo ishte beteja e parë e luftuar dhe e fituar. Kështu do të luftohet edhe beteja e dytë, për ta kthyer njerëzimin në Mbretërinë Time, që të mund të shijojnë jetën e përjetshme.

Ai, bisha dhe të gjithë engjëjt e tij të rënë, tundojnë shumë shpirtra me qëllim që shumë vetë të jenë mashtruar dhe të mos e pranojnë Ekzistencën Time. Shumë prej atyre që besojnë, po luftojnë fort, përmes tundimeve të vendosura para tyre, për ta shpërfillur Thirrjen Time nga Qielli në këtë kohë.

Pastaj vijnë ata që pozojnë si shërbëtorë në Kishën Time, të cilët po planifikojnë së bashku me grupin e elitës, për të shkatërruar miliona vetë. Ata do ta bëjnë këtë duke e bllokuar Fjalën Time dhe pastaj me persekutim fizik. Tradhtia e tyre përfundimtare kundër fëmijëve të Hyjit do të dëshmohet nga të gjithë.

Shpirtrat për të cilët Unë jam më shumë në merak, janë ata të ateistëve dhe të të rinjve të cilëve nuk iu është mësuar e Vërteta. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju që më njihni Mua, Jezusin tuaj, që t'i sillni ata tek Unë. Unë i rrethoj ata me Dritën dhe Mbrojtjen Time dhe Unë do ta luftoj të ligun deri në sekondën e fundit për këta shpirtra.

Ju duhet të marshoni përpara, dishepujt e Mi trima, dhe të përpiqeni që ta bllokoni ligësinë që ju rrethon. Nëse ju merreni me ata që bëjnë çmos për ta ndaluar këtë Mision, ju do të dështoni ndaj Meje.

Përse, mund të pyesni ju, janë këta njerëz kaq të dëshpëruar për ta bllokuar Fjalën Time? Përgjigja është se ka qenë gjithmonë kështu aty ku Unë eci, ku Unë flas dhe ku Unë Jam i pranishëm.

Lëvizni dhe afrohuni pranë Meje. Fuqia Ime do t'ju mbulojë dhe ju do të jeni të mbrojtur. Por mos i hiqni sytë nga Unë, sepse janë shumë vetë që do t'ju kërcënojnë, do t’ju fyejnë dhe do përpiqen t'ju pengojnë. Kur t'i dëgjoni thirrjet arrogante por të rrëmujshme të hedhura mbi ju, ju do ta dini se çfarë të bëni.

Sa më të vendosur të jenë kundërshtarët tuaj, në përpjekjet për t'ju bindur se nuk jam Unë, Jezu Krishti, Mbreti i njerëzimit, që po flet me ju tani, aq më shumë atëherë ju do ta kuptoni se Unë Jam me të vërtetë i pranishëm midis jush.

Unë eci me ju ndërsa ju qëndroni pranë Meje. Heshtja dhe refuzimi juaj të angazhoheni me ata që ju tallin, do t'ju bëjë më të fortë. Lërini ata që bërtasin dhe e tallin Fjalën Time të bëjnë atë që bëjnë. Lutuni fort për ta, sepse kanë nevojë për ndihmën tuaj. Mendojeni si diçka të tillë.

Shikojini të gjithë këta njerëz sikur ata të jenë mbledhur së bashku në një dhomë dhe se janë veçse fëmijë të vegjël. Kur ju shikoni fëmijë të vegjël, ju ndjeni një dashuri të thellë për shkak të vobektësisë së tyre. Ju e shikoni mirëbesimin që ata e kanë ndaj prindërve dhe kujdestarëve të tyre dhe ndjeheni të tejmbushur nga dashuria që keni në zemrat tuaja për ta.

Disa nga këta fëmijë do të sillen sipas asaj që iu është thënë se është mënyra e duhur për tu sjellë. Të tjerë tregojnë mizori ndaj fëmijëve të tjerë. Dhe ndërsa mund të jeni të tronditur nga sjellja e tyre, ju e dini se duhet t'i korrigjoni ata, dhe pastaj t'i ndëshkoni, nëse vazhdojnë të refuzojnë që të sillen ashtu si duhet. Por mbi të gjitha, ju prapë i doni ata, pavarësisht se çfarë ata bëjnë, sepse ata janë fëmijët e shtrenjtë të prindërve të dashur.

Po në këtë mënyrë ndjehet edhe Ati Im për të gjithë fëmijët e Tij. Nuk ka rëndësi se çfarë ata bëjnë, sepse Ai prapë i do ata. Por Ai nuk do të lejojë disa nga fëmijët e Tij që të shkatërrojnë fëmijët e Tij të tjerë dhe Ai do t'i ndëshkojë ata, por vetëm që Ai të mund ta ribashkojë Familjen e Tij.

Kur ju luteni për ata që e fyejnë Hyjin dhe që i lëndojnë fëmijët e Tij, ju i shkaktoni vuajtje të tmerrshme Satanit, që e lëshon shtrëngimin që ai mban mbi ata njerëz për të cilët ju luteni.

Përulësia është më tepër se thjesht pranimi i vuajtjes. Ajo është një mjet i fuqishëm për ta mposhtur të ligun. Duke u lutur për ata që ju torturojnë, ju më sillni Mua një dhuratë të madhe të dashurisë së vërtetë. Një dashuri të veçantë për Mua, Jezusin tuaj.

Unë do të vazhdoj t'ju udhëzoj ju, dishepujt e Mi, që ju të mbeteni të fortë dhe besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Do të jetë në këto kohë të braktisjes së madhe, që Ungjilli Im i Shenjtë dhe mesazhet e Mia, që tani po ju jepen për t'ju përgatitur, duhet të përhapen në mbarë botën në fushatën Time për të shpëtuar shpirtrat.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/13/humility-is-more-than-just-the-acceptance-of-suffering-it-is-a-powerful-means-of-defeating-evil/