Tuesday, 18 December 2012

Jesusi: Unë Jam një Zot që i fal të gjitha, gati për t’ju dhënë lirinë nga mëkatet që ju kanë zaptuar”

E Shtunë, 15 Dhjetor 2012, ora 21:45

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj të arrij ata që janë të trazuar në jetën e tyre në këtë kohë.

Unë ju bëj thirrje juve që jeni në mëkat të thellë dhe që jeni të dëshpëruar të gjeni ngushëllim për shkak të dhimbjes në të cilën jeni. Ju mund të jeni fajtor për mëkate të rënda, përfshi vrasjen, abortin, dhunën, shturjen seksuale apo mund të jeni futur në kulte, por a nuk e dini se ajo që ju duhet të bëni është vetëm të ktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua t'ju ndihmoj?

Unë Jam një Zot që i fal të gjitha, gati për t'ju dhënë lirinë nga mëkatet që ju kanë zaptuar. Këto mëkate mund të zhduken nga jeta juaj. Ajo që duhet është kurajo. Kujtoni se nuk ka asnjë mëkat, përveç mëkatit të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë, që Unë nuk do ta pastroja prej jush.

Nuk është fakti që mëkatarët nuk mund të mbeten në gjëndjen e hirit të Zotit për një kohë të gjatë, ajo që ju pengon të kërkoni Faljen Time. Është mendimi se Unë kurrë nuk mund t'ju falja, ajo që ju mban ju larg Meje.

Mëshira Ime është kaq e madhe sa do t'ju jepet atyre që e kërkojnë.

Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurtë për Egzistencën Time. Unë ju kërkoj që të më besoni Mua. Duke patur besim tek Unë, duke komunikuar me Mua dhe duke më kërkuar Mua t'ju fal, ju do të merrni përgjigjen që kaq shumë e dëshironi.

Unë do të përgjigjem dhe ju do ta ndjeni këtë në zemrën tuaj kur të thoni Fushatën e Lutjes për Hirin e Mëshirës Sime për mëkatërët fatkeq.

Fushata e Lutjes (89) Për Mëkatarët Fatkeq

I dashur Jesus, më ndihmo mua një mëkatar fatkeq, të vij tek Ty me pendesë në shpirtin tim.
Më pastro nga mëkatet që më kanë shkatërruar jetën.
Më jep dhuratën e një jete të re të çliruar nga prangat e mëkatit dhe lirinë që mëkatet e mia ma mohojnë.
Më përtërij në Dritën e Mëshirës Tënde.
Më pushto në Zemrën Tënde.
Më lër të ndjej Dashurinë Tënde që të mund të jem më pranë Teje dhe që të ndizet dashuria ime për ty.
Ki Mëshirë për mua, Jesus, dhe më çliro nga mëkati.
Më bëj të jem e denjë të hyj në Parajsën Tënde të Re. Amen.

Kujtoni se nuk është për arsyen se shpirtrat janë të denjë të hyjnë në Mbretërinë Time, që ata marrin shpengimin. Por është për arsyen se Mëshira Ime është kaq e madhe, sa Unë mund të shpëtoj çdo mëkatar të vetëm sikur vetëm të merrnin kurajon që ju duhej për të më kërkuar Mua ndihmë.

Unë ju dua të gjithëve ju me një pasion të pafund. Kurrë mos e refuzoni Dashurinë apo Mëshirën Time, sepse pa ato ju do të fundoseni më thellë në mëkat dhe do të mbeteni të humbur për Mua.

Kur ta thoni këtë lutje, Unë do të përgjigjem në një mënyrë të tillë sa ju do ta keni të vështirë të largoheni nga Unë përsëri.

Jesusi juaj I dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-am-an-all-forgiving-god-ready-to-grant-you-freedom-from-the-sins-which-entrap-you/