Sunday, 2 December 2012

Jesusi: “Ata që ndjekin Ligjet e Zotit do të quhen të djallëzuar dhe do të kërkohen”

E Dielë, 25 Nëntor 2012, ora 18:45

Bija Ime e dashur, dishepujt e Mi duhet ta kuptojnë se vështirësitë që po durojnë në Emrin Tim, do t'i bëjnë ata më të fortë.

Të gjithë ata ndjekësit e këtyre mesazheve të Shenjta, ju kurrë nuk duhet të lejoni sulmet e të tjerëve t'ju rrëzojnë.

Madje dhe kur e bëjnë këtë, kur ata ju shkelin dhe pastaj ju godasin kur jeni të pambrojtur, dijeni se Unë atëherë do t'ju nge lart. Çdo herë ju do të bëheni më të fortë dhe pastaj frika juaj do të pakësohet.

Lutuni për ata njerëz sepse nuk është faji i tyre. Ata janë përdorur nga mashtruesi për t'ju larguar ju nga ky Mision.

Tani juve duhet t'ju tregohet se Mëshira Ime shumë shpejt do të pastroj njerëzimin si një flakë zjarri dhe ajo do të përfshij shpirtin e çdo njeriu. Kur kjo të ndodhi, bota do të kthehet në një vënd më të qetë. Sa shumë do të konvertohen dhe kjo është e mirë. Por si një stuhi gjatë natës, antikrishti do të arrij dhe do ta shkatërroj këtë paqe.

Ai do të ndërhyj në jetën e njerëzve, edhe pse ata nuk do ta vënë re në fillim. Ai do të bëhet një lider bote shumë i fuqishëm dhe ju kurrë nuk duhet ta shikoni atë në sy. Hidhini sytë poshtë. Kini besim tek Unë dhe lutuni që ata që janë të infektuar të mund të shpëtojnë.

Ashtu si me çdo stuhi që ju e dini se po vjen, ju duhet të pregatiteni mirë. Mos lini asnjë pjesë të shtëpisë suaj pa mbrojtje. Pregatituni për kohë të vështira. Mbrojeni veten dhe familjen tuaj nga dëmi. Këtij njeriu i është dhënë shumë forcë nga bisha, prandaj ju duhet ta mbroni veten prej tij, sepse ai do të jetë përgjegjës për njollën e shkaktuar në shpirtin tuaj.

Ligësia e tij do të jetë e fshehur me kujdes nga ju dhe nëse nuk jeni të pregatitur, ju do të bini në kurthin e tij.

Beteja mes të mirës dhe të ligës do të ndodhi si mbi tokë dhe jashtë saj, e gjitha në të njëjtën kohë.

Problemi me këtë luftë është se ata që mbajnë anën e antikrishtit dhe të profetit të rremë do të duken sikur po bëjnë mirë në botë.

Ata që ndjekin Ligjet e Zotit do të quhen se janë të djallit dhe do të kërkohen.

Mbrojtja Ime është ajo ku ju do të keni nevojë të shpëtoni. Zemra Ime e Shenjtë do të hidhet mbi ju me çdo pikë të Gjakut Tim për t'ju mbrojtur.

Kurrë mos u ndjeni të demoralizuar. Kurrë mos u ndjeni vetëm. Unë ju kam bashkuar të gjithë ju së bashku përmes këtij dhe misioneve të tjera. Me kalimin e kohës, të gjithë ata që ndjekin udhëzimet e Mia që jap përmes të gjithë profetëve dhe vizionarëve të vërtetë do të ndihmojnë në shpëtimin e biljona shpirtrave.

Madje dhe 20 miljon prej jush, përmes qëndrueshmërisë, mundimeve, vuajtjeve dhe lutjeve tuaj mund të shpëtoni shumicën e njerëzimit.

Ky është premtimi Im për ju.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë vëllezrit dhe motrat tuaja. Sepse të bashkuar, ne të gjithë do të bëhemi pjesë e Mbretërisë Sime të Re dhe gjithçka do të jetë mirë. 

Por të mos keni asnjë dyshim se shumë punë duhet për tu bërë për të konvertuar rracën njerëzore.

Nuk do të jetë e lehtë, por fuqia dhe hiret që Unë do t'ju jap tek ky Mision, do të sigurojnë se Vullneti I Shenjtë I Atit Tim mund të kryhet ashtu si duhet.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/those-who-follow-the-laws-of-god-will-be-demonised-and-sought-out/