Friday, 28 December 2012

Virgjëra Mari: “Ditën që unë i solla botës një Shpëtimtar, ndryshoi fati i njerëzimit”


E Hënë, 24 Dhjetor 2012, ora 18:00

Bija ime, ditën që unë i solla botës një Shpëtimtar, ndryshoi fati i njerëzimit.

Këtë fëmij të vogël unë e desha me një pasion si çdo nënë tjetër. Por ishte edhe një hir i veçantë që mu dha mua nga Ati Im. Ky ishte hiri i mbrojtjes. Unë e mbrojta Birin tim, që nga fillimi në një mënyrë të ndryshme. Unë e dija se Ai ishte Mesia i premtuar dhe prandaj mu dha një përgjegjësi shumë e veçantë, edhe pse unë nuk e kisha idenë e rëndësisë që kjo përgjegjësi do të kërkonte.  

Si fillim nuk mu dha të kuptoja se Biri im, Shpëtimtari, i dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzimin nga flakët e Ferrit, do të vritej. Kjo pjesë e misionit tim erdhi si një tronditje e tmerrshme dhe dhimbja ime nuk mund të përkshkruhej, kaq intensive ishte.

Unë vuajta përmes Birit tim, në Atë dhe me Atë. Madje dhe sot, unë e ndjej dhimbjen dhe trishtimin e Tij në mosbesimin e Egzistencës së Birit tim në botë sotë. Si Nëna e Shpëtimit, përgjegjësia ime është të ndihmoj Birin tim në planin e Tij për të shpëtuar shpirtrat.

Kjo është koha e përmbytjes; këtë herë për ndryshim të shpejt dhe të papritur. Ndërsa luftrat do të shpërthejnë dhe një luftë e madhe do të dali prej gërmadhave, Plani I Zotit do të shtohet për të bërë të njohur Praninë e Tij përmes të gjitha kombeve dhe të gjitha rracave.

Bija ime, unë të lutem që të thuash Rozaren më të Shenjtë ndërsa unë derdh lot sot. Lotët e mi, që ti i ke parë janë për ata shpirtra që nuk do ta njohin Birin tim. Janë ata Kristjanë që e trishtojnë Atë më shumë, të cilët thonë se e pranojnë Jesu Krishtin, si Shpëtimtar, dhe që e fyejnë Atë duke mos u lutur tek Ai.

Përhapja e ateizmit është si një epidemi e tmerrshme që ka përfshirë tokën. Zoti nuk është harruar, në të kundërt, Egzistenca e Tij po shpërfillet me qëllim. Ligjet e Tij janë ndaluar në vëndet tuaja. Kishat e Tij nuk nderohen. Shërbëtorët e Tij janë tepër të ndrojtur dhe jo mjaft të guximshëm të shpallin Fjalën e Tij të Shenjtë.

Toka tani do të ndryshoj fizikisht dhe shpirtërisht. Pastrimi ka filluar. Beteja do të zhvillohet mes atyre që ndjekin të ligun dhe Kishën e Mbetur të Zotit.

Ata që janë besnik ndaj Birit tim duhet që gjithmonë të më thërresin mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, që unë të mund t'ju shenjtëroj tek Biri im I dashur, për t'ju dhënë hiret shumë të nevojshme. Ju duhet të pregatiteni si një ushtar i Jesu Krishtit. Mburoja juaj duhet të bëhet më e fortë, sepse roli juaj është si një luftëtar dhe ju duhet të marshoni kundër mizorisë së madhe dhe padrejtësisë.

Shkoni në paqe fëmijë dhe mbajini lutjet ditore kur ndryshimet të fillojnë, që të mund të arrihet shpëtimi i njerëzimit.

Gjithçka do të bëhet sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, përmes Birit të Tij të vetëm, Jesu Krishtin. Ju, fëmijët e mi, që kërkoni ndihmën time, do t'ju jepet mbrojtja e madhe për vëndet tuaja.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-the-day-i-brought-the-world-a-saviour-it-changed-the-destiny-of-humanity/