Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 30 December 2012

Njohuritë shumë shpesh mund t’ju verbojnë ndaj të Vërtetës

E Premte, 28 Dhjetor 2012, në 06:05

Bija Ime fort e dashur, është vetëm kur zemra jote është me të vërtetë e hapur ndaj Meje, që ti mund të përjetosh Dritën Time dhe të njohësh të Vërtetën.

Shumë vetë thonë se e kanë kërkuar Dhuratën e dijes dhe se i janë lutur Shpirtit të Shenjtë për ta marrë atë. Megjithatë, jo të gjithëve që e kërkojnë, do t'iu jepet kuptimi që iu duhet për ta marrë këtë Dhuratë të çmuar. Dhe prapë ata do të thonë se e kanë marrë. Pastaj ata më fyejnë Mua duke deklaruar se Fjala Ime e Shenjtë i vë ata në siklet. Ata pohojnë se shqetësimet e tyre do të thonë se Mesazhet e Mia të Shenjta po vijnë nga shpirti i lig.

Për ju që me krenari e shpallni interpretimin tuaj të shtrembëruar të Fjalës Sime të Shenjtë, të dhënë njerëzimit përmes këtyre Mesazheve, të jetë i rremë, Unë kam këtë për t'ju thënë.

Kur erdhët herën e fundit para Meje të zhveshur? Pa mburojën e krenarisë t'ju mbronte? Kur erdhët para Meje, në gjunjë, duke më thirrur Mua që me të vërtetë t'ju drejtoj, pa i vënë më parë duart ndër veshë duke refuzuar që të dëgjoni? A nuk e dini se Unë do t'ju ndriçoj me Dhuratën e dijes, vetëm kur ju të vini para Meje pa ndonjë pikëpamje të para-menduar tuajën? Ju nuk mund të çliroheni nga zinxhirët e krenarisë intelektuale, e cila ju verbon ndaj të vërtetës së njohurisë shpirtërore, derisa t’ju zhvishet e gjithë krenaria njerëzore.

Për ata midis jush që kalojnë vite duke studiuar Shkrimin e Shenjtë, dhe që e konsiderojnë veten të mirë-përgatitur – dhe kështu më të denjë për ta përcaktuar fjalën Time – ju duhet të mendoheni përsëri.

Njohuria e Librit të Atit Tim nuk ju kualifikon juve më tepër se sa një lypës në rrugë, pa asnjë lloj edukimi mbi çështjet shpirtërore. Njohuria shumë shpesh mund t'ju verbojë ndaj të Vërtetës. Njohuria e bazuar në interpretimin tuaj njerëzor të Librit të Atit Tim nuk do të thotë asgjë, kur vjen puna për ta kuptuar Fjalën e Hyjit.

Ju që mburreni për metodat tuaja të ditura duke ndjekur Shkrimin e Shenjtë të Hyjit, dhe pastaj e përdorni këtë për ta mohuar Fjalën Time që i jepet sot botës, jeni fajtorë për mëkat. Mëkati juaj është mëkati i krenarisë. Ju më fyeni Mua sepse krenaria juaj vlen më shumë për ju sesa dashuria për Mua, në formën e saj më të thjeshtë.

Dashuria për Mua, Jezusin tuaj, vjen nga zemra. Shpirtrat e denjë për Mbretërinë Time e njohin Zërin Tim shpejt. Shpirtrat që e kundërshtojnë Fjalën Time dhe që i inkurajojnë të tjerët për të më refuzuar Mua haptas, janë të influencuar nga shpirti i lig. Ju më shkaktoni Mua neveri. Zërat tuaj të ligj, ku ju bërtisni dhe me krenari deklaroni denjësinë tuaj, të bazuar në njohjen tuaj të Shkrimit të Shenjtë, do të heshten.

Durimi Im kurrë nuk mbaron, por për ju që qëndroni para Meje dhe e dëmtoni Planin Tim të Shpëtimit, qëllimisht dhe me vetëdije, ju do të flakeni në shkretëtirë sa hap e mbyll sytë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/28/knowledge-can-very-often-blind-you-to-the-truth/