Tuesday, 11 December 2012

Jesusi: “Paralajmërimi do t’i pastroj fëmijët e Zotit në pregatitjen për Ardhjen Time të Dytë”

E Shtunë, 8 Dhjetor 2012, ora 11:40

Bija Ime e dashur, ashtu si Ati Im e pregatiti botën për Ardhjen Time të Parë, po ashtu Ai po i pregatit tani fëmijët e Tij për Ardhjen Time të Dytë.

I gjithë Qielli gëzoi kur Unë linda, sepse ata e dinin që Unë u dërgova për të shpëtuar njerëzimin nga dënimi i përjetshëm. Tani Hierarkia e të gjithë ëngjëjve dhe të gjithë shenjtorët gëzojnë, sepse tani pregatitjet janë gati për të pregatiture botën të më mirëpresi Mua, Jesu Krishtin, Birin e Njeriut edhe njëherë.

Vetëm Ati Im e di datën por Unë mund t'ju them se do të ndodhi jo shumë larg pasi të ketë ndodhur Paralajmërimi.

Kjo është koha që Ati Im e ka pritur me durim. Përfundimisht Ai do ta hedhi bishën dhe djajtë e tij, që ecin në tokë duke i torturuar fëmijët e Tij, në humnerë.

Paralajmërimi do t'i pastroj fëmijët e Zotit në pregatitjen për Ardhjen Time të Dytë.

Ajo është e nevojshme sepse do të thotë që shumë njerëz tani do të kërkojnë falje për mëkatet e tyre; të cilët nuk do ta kishin bërë këtë ndryshe.

Tërmetet, stuhitë, përmbytjet dhe moti jo sipas stinëve do të kombinohen për të pastruar tokën nga helmi. Toka, deti dhe ajri gjithashtu do të pastrohen në gadishmëri për Parajsën e Re, kur Qielli dhe Toka do të bashkohen në një.

Gjithçka është organizuar me kujdes, sipas Planeve Hyjnore të Atit Tim. Fare pak dihet mes njerëzve të Ligjeve Hyjnore, që qeverisin Mbretërinë e Atit Tim në tokë dhe në Qiell.

Shumë ju është treguar mes profetëve dhe përmes Mësimeve të Mia. Prapë shumë mbetet një mister për ju. Kur misteret t'ju tregohen, në kohën e duhur, atëherë ju do ta kuptoni arsyen e vuajtjes njerëzore.

Shumë prej juve shkollarëve të mësuar të Zotit, i përmbaheni sa të mundeni Ligjeve të dhëna nga Unë.

Dijeni pra se Dashuria që Zoti e ka për fëmijët e Tij e tejkalon çdo arsye teologjike.
E njëjta gjë është edhe për shpirtrat e thjeshtë që ndjejnë një dashuri të vërtetë për Mua, Jesusin e tyre të dashur, pa e analizuar përse.

Duke besuar tek Unë, dhe duke pranuar që Dashuria Ime është e Mëshirshme dhe e Durueshme, atëherë dijeni se Unë do t'i përmush Premtimet e bëra nga Ati Im.

Vullneti I Tij Hyjnor do të kryhet më në fund. Vetëm Vullneti I Tij mund të siguroj paqe mes fëmijve të Tij. Kjo do të jetë dhe shfaqja që e gjithë Krijesa e Tij do ta dojë Atë, do ta pranoj Dashurinë e Tij dhe Dhuratat, qe Ai dëshiron të hedhi mbi fëmijët e Tij.

Bota ka parë vetëm një grimcë të mbrekullirave të krijuara nga Ati Im.
Fëmijët e Tij kanë akoma për të dëshmuar për Lavdinë e Vërtetë të Mbretërisë që Ai ka pritur për ata.

Pas shumë dhimbje dhe vuajtje, të shkaktuar nga urrjejta e mbjellë mbi tokë nga ëngjëjt e rënë të udhëhequr nga Satani, gjithçka do të zgjidhet.

Beteja finale do të mundësoj që shkatërrimi i të ligut të përfundoj plotësisht.

Paralajmërimi është një Mbrekulli, e lejuar nga Ati Im për të siguruar që sa më shumë nga fëmijët e Tij të jetë e mundur të mund të hyjnë në Mbretërine Time të Re.

Për shkak të braktisjes dhe të gabimeve doktrinale, të përhapura nga shërbëtorët e shenjtë të gënjyer, për këto katër dekadat e fundit, kjo është e vetmja mënyrë për të bashkuar njerëzimin shpejt.

Madhësia e popullsisë së botës në këtë kohë do të thotë se biljona mund të shpëtojnë përmes kësaj Mbrekullie të Ndriçimit të Ndërgjegjes.

Ndërsa koha po hyn tani në Vuajtjen e Madhe, Unë, Qengji I Zotit, do ti zbuloj botës kuptimin e vërtetë të përmbajtjes së Vulave, të dhëna Gjonit.

Libri i të Vërtetës është Fjala e Zotit, e dhënë njerëzimit deri tani përmes Librit të Atit Tim. Ajo i kujton fëmijët e Zotit mbi të Vërtetën, pasi shumë e kanë harruar atë.

Ajo gjithashtu zbulon disa nga misteritë e kohëve të fundit, ashtu si i janë treguar Danielit, që të gjithë ju të jeni të pregatitur të hyni në Parajsën e Re sipas vullnetit tuaj të lirë.

Mos e refuzoni të Vërtetën, ashtu si po ju jepet tani, sepse do të jetë njësoj sikur një i sëmurë të refuzoj kurën për një sëmundje. Pa të Vërtetën, ju nuk do të jeni të pregatitur mirë për të hyrë në Parajsën Time të Re.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-warning-will-purify-gods-children-in-preparation-for-my-second-coming/