Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 9 December 2012

Të gjitha kombet e botës janë të bashkuara në një me Hyjin. Të gjitha janë pjesë e së njëjtës familje

E Shtunë, 1 Dhjetor 2012, në 19:45

Bija Ime fort e dashur, kur Unë sjell dashuri në zemrat e prindërve tuaj, kjo do t'ju japë veçse një pamje të shkurtër të dashurisë që Unë e mbaj për ju në Zemrën Time.

Një fëmijë që është ushqyer me dashurinë e pastër të prindërve të tij është i bekuar, sepse kjo është një shije e Dashurisë, të cilën Hyji e ka për të gjithë fëmijët e Tij.

Dashuria Ime është veçanërisht e pranishme në zemrën e bashkimit familjar, sepse dashuria, e cila e formon atë, bëhet përkujtesë e Familjes së Shenjtë.

Të gjitha kombet e botës janë të bashkuara në një me Hyjin. Të gjitha janë pjesë e së njëjtës familje. Në disa familje ka më shumë dashuri dhe të gjithë fëmijët janë në harmoni me prindërit e tyre.

Në familje të tjera ka ndarje, me fëmijë që enden tutje dhe që bien në dëshpërim.

Kur një fëmijë endet i larguar nga udha e së Vërtetës dhe e gjen veten të molepsur në vepra të këqija, ai shkakton shumë shqetësim në familjen e tij.

Kur ai është në dhimbje dhe është i dhënë pas kënaqësive mëkatare të trupit, ai shkakton ankth të tmerrshëm për prindërit e tij.

Kur ai refuzon t'i lejojë ata që ta ndihmojnë, ata jo vetëm që pikëllohen dhe mërziten, por edhe sëmuren nga meraku.

Kur ai ua kthen shpinën vëllezërve dhe motrave të tij, iu shkakton dhimbje dhe ankth dhe kur i refuzon ata, ai e refuzon gjithë familjen e tij.

Kjo familje e prishur, edhe pse e bashkuar, me përjashtim të djalit të prapë, nuk mund të gjejë paqe.

Ata do të sakrifikonin çdo gjë veç që ta shpëtonin fëmijën e tyre të çorientuar që të mos e shkatërrojë mundësinë e tij për lumturi në jetë.

E njëjta gjë është e vërtetë për fëmijët e Hyjit që e refuzojnë Dorën e Tij të Dashurisë dhe Mëshirës. Sa e bën kjo Atë të derdhë lotë me dëshpërim.

Për ata ndjekës të Mi të cilët dëshmojnë këta shpirtra të humbur, që enden nëpër botë duke kërkuar prehje ndër gjëra që nuk janë të Hyjit, ata gjithashtu ndjejnë dëshpërim në zemrat e tyre. Ata gjithashtu ndjejnë frikë, sepse ata e dinë se nëse këta shpirtra të shkretë nuk më kërkojnë Mua, Jezusit të tyre, që t'i shpëtoj ata, atëherë ata do të jenë të humbur përgjithmonë.

Kisha Ime e Gjallë në tokë, e përbërë nga të gjithë ndjekësit e Mi, duhet të më ndihmojnë Mua për ta shpëtuar çdonjërin shpirt.

Pa të gjithë Familjen e Hyjit, do të jetë një bashkim i dhimbshëm, edhe sikur vetëm një shpirt të ishte i humbur për Mua.

Ne jemi një, të gjithë fëmijët e Hyjit. M’i sillni Mua, përmes lutjeve tuaja, shpirtrat e atyre midis jush, duke i përfshirë ata që nuk do ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit dhe ata që janë të përfshirë në jetë aq mëkatare, saqë nuk ia arrijnë të gjejnë një shpëtim të lehtë.

Pastaj më sillni Mua shpirtrat e atyre mëkatarëve të mashtruar që bien në çdo kurth të ngritur para tyre nga i ligu.

Aty ku është dëshira, nga ana e dishepujve të Mi, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave, Unë do t'i shumëfishoj këta shpirtra njëmijë herë. Këtë Unë jua premtoj. Përpjekjet tuaja nuk do të shkojnë kot. Çdo copë e vuajtjes suaj, që ju e duroni në Emrin Tim, e ofruar tek Unë vullnetarisht, do të përdoret për të shpëtuar shumicën e njerëzimit.

Ta doni familjen tuaj ashtu si Unë ju dua ju. T’i doni vëllezërit dhe motrat tuaja ashtu siç do t’i donit në vetë familjen tuaj dhe Unë do t'ju mbuloj me hire.

T’i doni armiqtë tuaj dhe vërtetojeni këtë duke u lutur për ta dhe Unë do t’i shpëtoj shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/01/all-nations-of-the-world-are-united-as-one-with-god-all-are-part-of-the-same-family/