E Hënë, 10 Dhjetor 2012, në 22:22
Bija Ime fort e dashur, të lutem tregoju të gjithë atyre që i ndjekin Mësimet e Mia të kujtohen për Premtimin Tim.
Unë e kam bërë të qartë se Unë do të vij përsëri për të shpëtuar Mbretërinë Time.
Ardhja Ime e Dytë është e pritur dhe ata që pohojnë se e njohin të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, do ta dinë se ajo nuk përmban gënjeshtra.
Unë do të vij përsëri, ashtu siç është parathënë, dhe tashmë është pothuajse përmbi ju.
Unë do t’i gjykoj të Gjallët e të Vdekurit dhe vetëm ata që janë të denjë mund të hyjnë në Mbretërinë Time.
Ka qenë parathënë gjithashtu se i ligu do të përgatisë një luftë në tokë për ta luftuar Atin Tim për shpirtrat.
Kjo është një luftë që ai nuk mund ta fitojë dhe prapë, shumë nga ata që e jetojnë jetën e tyre të bazuar në premtime boshe, besojnë se jeta e tyre tokësore është gjithçka që ka rëndësi. Mashtrimi, që i ka zaptuar shumë njerëz, do të jetë rënia e tyre.
Oh sa dëshiroj Unë që këta shpirtra t'i hapin sytë në kohë ndaj të Vërtetës, përpara se të jetë tepër vonë për ta.
Dhimbja dhe ankthi Im tani, ndërsa i shikoj ata shpirtra të gjorë e të gënjyer që do të jenë të humbur për Mua, kurrë nuk kanë qenë kaq intensive. Ja përse shpirtrat viktimë, shpirtrat e zgjedhur dhe ata që janë pranë Zemrës Sime të Shenjtë, ndjejnë një dhimbje të tillë pikërisht tani. Unë vuaj përmes tyre ndërsa koha afron.
Të gjitha planet e Atit Tim, për t’i mbështjellë fëmijët e Tij dhe për t'i mbuluar ata me Vulën e Tij të Mbrojtjes, janë gati.
Çdo shpirt po kërkohet prej Tij. Shpirti i Shenjtë është duke mbuluar kaq shumë shpirtra në këtë moment në histori, me qëllimin për t'i tërhequr ata drejt Krahëve të Mi të Shenjtë.
Ju lutem të mos e mohoni Premtimin Tim. Pranojeni që Ardhja ime e Dytë do të dëshmohet prej juve, të këtij brezi.
Ky është lajm i mirë. Kthimi Im do të jetë momenti i Përlëvdimit Tim, që do t’i ripërtërijë të gjithë ata që më duan Mua dhe ata do të fillojnë një jetë të re, një kohë shkëlqimi të madh, ku ata do të gëzojnë në Dritë dhe Dashuri.
Ju lutem të mos frikësoheni.
Unë vij me Dashuri të Madhe.
Unë vij me një Dhuratë të Madhe.
Ju do të çoheni në shtëpinë tuaj të vërtetë dhe do të bashkoheni me familjen tuaj.
Të gjithë fëmijët e Hyjit, të favorizuar për të hyrë në këtë Ekzistencë të re të Lavdishme, do të bëhen si një trup i vetëm.
Dashuria do të jetë kudo. Paqja, gëzimi, qeshja, shoqëria, mrekullitë dhe Adhurimi i Hyjit, do të jenë pjesë e çdo momenti.
Vdekja nuk do të ekzistojë. Urrejtja do të ketë vdekur.
I ligu do të jetë hequr.
I gjithë njerëzimi nuk do të vuajë më dhe as nuk do të përjetojë dhimbje apo mos-perfeksione të çfarëdo lloji. Kjo është Parajsa Ime e Re. Koha e lotëve nuk do të jetë më.
Besoni tek Unë, ndjekësit e Mi, sepse dhimbja dhe vuajtja që po kaloni është pothuajse e mbaruar. Unë e di se si ju vuani për shkak të regjimeve të padrejta nën të cilat ju duhet të jetoni. Kjo është periudha përfundimtare, sepse tani Dora e Atit Tim do të ndërhyjë.
Bota do të ndryshojë. E vjetra do të hidhet tutje dhe një Agim i Ri do të dalë në dukje në gjithë Lavdinë e Hyjit kur Fuqia e Tij do të Mbretërojë, ashtu siç duhej të ishte, që nga Krijimi i botës.
Jezusi juaj i Dashur
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/10/i-will-judge-the-living-and-the-dead-and-only-those-who-are-worthy-can-enter-my-kingdom/