Friday, 14 December 2012

Jesusi: “Arsyeja njerëzore është e pakuptimtë kur ju përpiqeni të shpjegoni Jetën e Përjetshme”

E Martë, 11 Dhjetor 2012, ora 23:16

Bija Ime e dashur, ndërsa Lindja e Krishtit festohet, Unë I bëj thirrje dishepujve të Mi besnikë të kujtojnë të tjerët për rëndësinë e lindjes Sime në tokë.

Lindja Ime përfaqëson Dashurinë e thellë që Ati Im ka për fëmijët e Tij. Ai me dëshirë më sakrifikoi Mua, Qengjin e Zotit, që secili prej jush të mund të ketë jetën e përjetshme. Kjo Dhuratë, që shkaktoi dhimbje të tmerrshme dhe vuajtje për të gjithë ata që ishin pranë Meje, ju dha njerëzimit me Gëzim.

Kjo ishte e vetmja mënyrë për të shpenguar njerëzimin nga dëshpërimi që i priste. Emri Im, Prania Ime dihet nga të gjithë, por fare pak me të vërtetë besojnë në Egzistencën Time në botë. Vdekja Ime në Kryq, një Kryqëzim i dhunshëm dhe mizor, madje dhe sipas standarteve të njohura nga kriminelët e asaj kohe, ju sjell ju lirinë – madje edhe sot.

Secilit prej jush, sipas virtytit të lindjes suaj, ju është dhënë çelësi i lirisë, për Jetën e Përjetshme në Parajsën Time të Lavdishme. Shumë nga ju nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo. Kjo është për shkak të presionit në të cilin jeni për të më mohuar Mua në publik. Sa prej jush kanë frikë të thonë se besojnë tek Unë? Nëse do t'ju kërkohet ta deklaroni besimin tuaj hapur, a do të qëndronit me Mua dhe të me tregonit Mua besnikërinë tuaj?

Shumë nga ju thonë se nuk më njohin Mua, por që ju besoni se Unë Egzistoj. Ju besoni se ka jetë pas kohës në tokë, e cila ju është akorduar nga Ati Im. A nuk e dini se nëse ju më keni kthyer Mua shpinën, ju i mohoni vetes tuaj të drejtën e Mbretërisë Sime?

Arsyeja njerëzore është e pakuptimtë kur ju përpiqeni të shpjegoni Jetën e Përjetshme, sepse nuk ju është dhënë njohuria e nevojshme për të ditur Misteret e Krijimit të Atit Tim.  Por ju është dhënë Fjala Ime përmes Mësimeve të Mia, e cila është gjithçka që ju duhet për tu pranuar nga Unë në një jetë të paqes së përjetshme, dashurisë dhe lumturisë. Kjo jetë e re është e juaja dhe për arsye të Dashurisë së Zotit ajo është atje për ju, duke pritur, vetëm nëse do t'i përgjigjeshit Thirrjes Sime.

Unë, Jesusi juaj I dashur, Shpëtimtari dhe Mbreti juaj, po pregatitem tani për ta prezantuar Veten Time tek ju kur të vij për t'ju shpëtuar të gjithëve ju.

Dashuria Ime është e pranishme tek secili prej jush. Shikoni brënda vetes dhe më kërkoni Mua ta ndez zjarrin e dashurisë, që ju nevojitet, ashtu si oksigjeni, për të jetuar në këtë Parajsë të Re. Nuk është për tu patur frikë. Ju duhet të më mirëprisni Mua, sepse Unë Jam duke ardhur për t'ju sjellë lumturinë tuaj të përjetshme. Unë ju bëj thirrje ta pranoni Ardhjen Time të Dytë me gëzim në zemrat tuaja.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/human-reasoning-is-meaningless-when-you-try-to-define-eternal-life/