Tuesday, 4 December 2012

Jesusi: “Pavarësisht se sa të rëndësishme janë për ju sendet tuaja personale mbi këtë tokë, ato nuk kanë asnjë vlerë”

E Mërkurë, 28 Nëntor 2012, ora 19:40

Bija Ime e dashur, gjatë ndryshimeve, që së shpejti do të shpërthejnë në botë, askush nuk duhet të harroj se ishte Zoti Ai që e krijoi botën dhe do të jetë vetëm prej Dorës së Tij dhe Fuqisë së Tij që asaj do t'i vij fundi, ashtu si ju i thoni.

Asnjë qeveri, asnjë udhëheqës apo njeri nuk mund të kontrolloj egzistencën e njerëzimit apo vdekjen, mbi të cilat vetëm Zoti mund të vendosi se kur shpirti mund ta lër trupin.

Pavarësisht se sa shumë të rëndësishme janë për ju sendet personale mbi këtë tokë, ato nuk kanë asnjë vlerë. Prapë shumë njerëz harxhojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre duke ndjekur një ëndërrr për famë, pasuri dhe mbledhjen e sendeve materiale, që mund t'ju hiqen atyre në çdo moment.

Prandaj edhe ata shpirtra, për të cilët Unë ndjej një dhembshuri të thellë, do të pësojnë humbje të pasurisë. Unë lejoj që ata të zhvishen nga gjithçka që zotërojnë me qëllim që Unë të mund t'i pastroj.

Shumë njerëz në botë kanë humbur shumë prej duarve të korrupsionit dhe organizatave lakmiqare. Edhe pse ata kanë nevojë të hanë dhe të kenë një shtëpi ku të jetojnë, Unë prapë e lejoj këtë vuajtje.

Sepse vetëm atëherë shpirtra të tillë do të kthehen tek Unë për ndihmë. Kjo është një formë pastrimi që më pas njeriu të vij para Meje me përulje, një cilësi e rëndësishme që duhet të zotërohet për të hyrë në Mbretërinë Time.

Mos kini frikë kur ta gjeni veten në këtë pozitë. Do të jetë vetëm për një kohë të shkurtër dhe kjo do të jetë si rezultat i punës suaj. Me kalimin e kohës gjithçka do të bëhet mirë. Kjo do të jetë një kohë për të reflektuar mbi të ardhmen tuaj dhe vëndin që Unë e mbaj për ju në Parajsën Time të Re.

Ju duhet ta fitoni të drejtën të vini me Mua. Koha juaj në tokë është e përkohshme. Shumë njerëz që e shohin botën si një vënd të mbrekullive materiale duhet ta kuptojnë se ato janë vetëm një fragment i dhuratave të bollshme dhe të lavdishme që i presin të gjithë ata që do të jetojnë në Epokën e Re të Lavdishme.

Koha juaj këtu është e infiltruar me dhimbje, pakënaqësi, urrejtje dhe dëshpërim për shkak të pranisë së Satanit.

Ju nuk mund ta shikoni atë por ai dhe ëngjëjt e tij të rënë janë kudo duke ngacmuar, shtyrë dhe tunduar njerëzimin gjatë gjithë ditës. 

Shumë njerëz nuk mund ta pranojnë faktin e egzistencës së tij dhe kjo është shumë shqetësuese. Prapë, shumë njerëz nuk do ta mohonin urrejtjen që ndjejnë kur bëhen viktimë e zemërimit të një personi tjetër. Urrejtja mund të vij vetëm nga një burim. Ajo nuk është një gjë që egziston më vete. Ajo derdhet nga goja e bishës.

Për njerëzit që e lënë vetën të ekspozuar, sepse nuk do ta pranonin se mëkati egziston; ata do të bëhen shënjestër e lehtë për të ligun. Ata do të tërhiqen në tundimet që ai vendos para tyre, zakonisht përmes mëkatit të trupit. Këta shpirtra janë gjah i lehtë dhe nuk do të vuajnë si shpirtrat që do ta refuzojnë atë. Shpirtrat që më duan Mua, Jesusin e tyre, dhe që ndjekin Mësimet e Mia me një zemër të përulët janë ata tek të cilët i ligu do të përqëndrohet më shumë.

Këta janë shpirtrat që Satani do ta ketë të vështirë t'i fitoj. Ata janë të njëjtët shpirtra që përmes lutejve dhe vuajtjeve të tyre për Mua, e bëjnë atë të struket dhe të lëngoj në agoni.

Ju që më doni Mua, do të jetë vetëm përmes rezistencës dhe qëndrueshmërisë suaj që ju mund ta kapërceni mbërthimin që ai e ka, dhe që dobësohet çdo orë prej këtij Misioni.

Kur apo nëse sulmoheni gojarisht, për asnjë arsye të njohur, apo kur jeni fyer në Emrin Tim, atëherë dijeni se lutjet tuaja po shpëtojnë shpirtra.

Ju lutem të qëndroni të heshtur gjatë këtyre sulmeve, sepse kur ju përzjeheni me ata që ju sulmon, ju i jepni shumë forcë të ligut.

Qëndroni të fortë, dishepujt e Mi të dashur, për hatrin Tim. Unë do t'ju mbaj lart dhe së shpejti vuajtjet tuaja do të marrin fund.

Jesusi juaj i Dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/no-matter-how-much-your-belongings-on-this-earth-are-important-to-you-they-are-worth-nothing/