Kerko Mesazhet ketu

Thursday 29 November 2012

Nuk do jetë për Mua që ata do të vendosin një kurorë prej smeraldesh apo gurësh të çmuar

E Diel, 25 Nëntor 2012, në 17:25

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam Krishti, Shpëtimtari i racës njerëzore dhe së shpejti Unë do ta vendos Kurorën Time dhe do të mbretëroj përmbi tokë, më në fund.

Kurora e Gjembave, megjithatë, akoma mbetet e vendosur mbi Kokën Time të Shenjtë, derisa të vijë dita e madhe kur Unë përfundimisht të ulem mbi fronin që Ati Im ma ka premtuar Mua.

Unë Jam i vetmi Mbret i Vërtetë, i vetmi Zot i Vërtetë, e prapë Unë mbaj një Kurorë prej Gjembash të vendosur kaq mizorisht prej duarve të njeriut mosmirënjohës.

Nuk do të jetë për Mua që ata do të vendosin një kurorë prej smeraldesh apo gurësh të çmuar. As edhe sot. Jo, në të kundërt, ata akoma më lëndojnë Mua duke e refuzuar mizorisht shpëtimin që Unë e fitova për ata, kur ata më kryqëzuan Mua.

Unë kam pritur dhe pritur që njerëzimi t'i ngrinte sytë dhe t’i hapte ata për ta parë të Vërtetën.

Prapë, sa pak të Krishterë i ndjekin Mësimet e Mia. Ata janë të dobësuar nga presionet e jashtme dhe qëndrojnë të heshtur ndërsa bota e përqafon mëkatin sikur të ishte një gjë e mirë.

Kurora Ime është përgatitur dhe Unë do të vij me Lavdi. Asnjë njeri nuk do të shpëtojë pa më parë Mua kur të vij nga Qielli.

Kjo ngjarje do të ndodhë në një numër orësh dhe vetëm një njeri me besim të fortë do mund të bërtasë dhe të gëzojë.


Shumë vetë do të jenë të turpëruar dhe të frikësuar kur ata të më shikojnë Mua. Edhe atëherë, nëse ata do të më kërkojnë Mua që t'i fal, Unë do ta bëj këtë deri dhe në sekondën e fundit.

Kini kujdes nga ata që deklarojnë të jenë Unë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Unë do të vij vetëm në atë ditë.

Unë nuk do të eci në tokë si një njeri, sepse kjo nuk është lejuar nga Ati Im. Mos lejoni një njeri të tillë t'ju mashtrojë.


Mbretërimi Im është afër dhe le ta dinë të gjithë ata që nuk arrijnë të më pranojnë Mua, Ekzistencën Time, apo profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim, se kjo nuk mund të ndalohet.

Satani dhe ata që e ndjekin atë nuk kanë asnjë fuqi mbi Mua. E vetmja fuqi që ka rëndësi është Fuqia e Hyjit që i do të gjithë fëmijët e Tij.

Përgatituni për Mbretërinë Time të Re dhe të jeni të gëzuar. Priteni ditën me gëzim sepse ajo do të jetë dita kur e gjithë vuajtja njerëzore do të marri fund.

Vetëm ata që i ndjekin Mësimet e Mia do të jetojnë në Parajsën Time të Re.

Dishepujt e Mi duhet të krijojnë një rreth lutjeje për të shpëtuar shpirtrat e atyre që nuk do të vijnë tek Unë madje dhe në ditën e fundit.

Ju lutem ta lusni Litaninë për Hirin e Imunitetit për ata që nuk e kanë forcën për ta ndihmuar vetveten.

Jezusi juaj 

Lutja Litani (2) Për Hirin e Imunitetit

O Ati Qiellor Më i Larti, 
Unë të dua Ty. 
Unë të nderoj Ty.
Zot, ki Mëshirë. 
Zot, na i fal mëkatet tona. 
Unë të adhuroj Ty. 
Unë të lavdëroj Ty.
Unë të falënderoj Ty për të gjitha Hiret e Tua të veçanta.
Unë të lutem Ty për Hirin e Imunitetit për të dashurit e mi 
(i emëroni të gjithë ata në një listë për shpëtimin e shpirtrave). 
Unë të ofroj Ty besnikërinë time në çdo kohë.
O Ati Më Qiellor, 
Krijuesi i të gjitha gjërave, 
Krijuesi i Universit, 
Krijuesi i njerëzimit,
Ti je burimi i të gjitha gjërave.
Ti je burimi i Dashurisë. 
Ti je Dashuria.
Unë të dua Ty. 
Unë të nderoj Ty dhe dorëzohem para Teje. 
Unë lyp Mëshirë për të gjithë shpirtrat që nuk të njohin Ty, që nuk të nderojnë Ty, që e refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës.
Unë e dhuroj veten tek Ti në mendje, trup dhe shpirt që Ti të mund t'i marrësh ata në Krahët e Tu, të mbrojtur nga i ligu.
Unë të kërkoj Ty ta hapësh Portën e Parajsës që të gjithë fëmijët e Tu të mund të bashkohen, më në fund, në Trashëgiminë që Ti ke krijuar për të gjithë ne.
Amen.