Bija Ime më e dashur, Qielli derdh lotë hidhërimi në këtë ditë të tmerrshme e parathënë kaq shumë kohë më parë.
I gjithë njerëzimi do të përballet tani me mashtrimin më të madh nga të gjithë, dhe që është kryer nga bisha.
Lotët e Birit Tim, vdekja në Kryq e të cilit i dha fëmijve të Mi lirinë, bien tani, mbi mbarë botën në këtë kohë, me dhimbje.
Zemërimi Im është i përmbajtur në këtë kohë, por Inati Im është i madh. Shumë shpejt mashtrimi do të dallohet qartë tek të gjithë ata që janë të zgjedhur nga Biri Im për të udhëhequr grigjën e Tij në tokë.
Beteja tani egërsohet mes Hierarkisë Sime dhe grupit të bishës. Ajo do të jetë e dhimbshme, por së shpejti, ndëshkimi, që do të vijoj pas persekutimit djallëzor, i komplomentuar nga armiku dhe bashkpunëtorët e tij, do ta fshij kalbësirën nga faqja e dheut.
Unë i bëj thirrje të gjithë fëmijve të Mi të kthehen tek Biri Im dhe të vendosni gjithë besimin tuaj tek Ai në këtë kohë. Qëndroni të fortë, të vegjëlit e Mi, sepse kjo dhimbje do të jetë afat-shkurtër.
Atyre që ndjekin bishën dhe profetin e rremë do t'ju jepen dije, sipas Fuqisë së Dorës Sime, për t'i kthyer ata në Zemrën e Birit Tim. Nëse ata e refuzojnë këtë Dhuratë, atëherë ata do të jenë të humbur dhe do të pësojnë të njëjtin mundim, që e pret mashtruesin i cili do të hidhet në humnerë përjetësisht.
Kurorëzimi i profetit të rremë do të festohet nga grupet Masonike në të gjitha skajet, të cilët planifikojnë fazën e fundit të persekutimit për të gjithë fëmijët e Mi.
Ata që do të festojnë me atë dhe që nuk dinë më tepër, me kalimin e kohës, do të ndjejnë akoma më shumë dhimbje se ata që tashmë e njohin të Vërtetën.
Prisni tani, me kurajo dhe shpresë, sepse e gjithë kjo duhet të ndodhi para se Mbretëria e Lavdishme e Birit Tim të shfaqet.
Ju duhet t'i premtoni besnikërinë tuaj Birit Tim të dashur gjatë gjithë kohës dhe të refuzoni pranimin e gënjeshtrave. Nëse, apo kur t'ju kërkojnë të merrni pjesë në një Meshë të re, dijeni se ai do të jetë mallkimi më i madh i shkaktuar ndonjëherë nga Satani kundër fëmijve të Mi.
Dijeni se Qielli do t'ju udhëheqi dhe se, duke e pranuar dhimbjen me dinjitet, ju do të ndihmoni Birin Tim të përmbushi besëlidhjen përfundimtare.
Ati juaj i Dashur
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/12/god-the-father-the-battle-now-rages-between-my-hierarchy-and-the-domain-of-the-beast/