E Dielë, 24 Shkurt 2013, ora 22:00
Bija Ime fort e dashur, kur bota të përjetoj Paralajmërimin ajo do të ndahet në dy pjesë.
Pjesa e parë do të konsistoj nga ata që e kanë pranuar Rrëfimin, dhe shpirtrat e të cilëve janë mbuluar me Shpirtin e Shenjtë. Që nga ajo ditë, kthimi në besim i tyre do të jetë i kryer, dhe për shkak të kësaj, ata do të vuajnë nga duart e atyre që e refuzojnë Dorën Time të Mëshirës.
Pjesa e dytë do të përbëhet nga ata shpirtra të ngurtë besnikëria e të cilëve është ndaj bishës dhe që i kanë betuar zemrat dhe shpirtrat e tyre tek Satani, qëllimisht dhe me njohuri të plotë se çfarë janë duke bërë. Sepse ata besojnë në të ashtu-quajturën parajsë që ai ju ka premtuar atyre, që sigurisht nuk ekziston. Fati i tyre është vuajtja e përjetshme në zjarret e Ferrit.
Janë gjithashtu ata shpirtra që nuk besojnë në Zot apo Mua, Shpëtimtarin e tyre, Jezu Krishtin. Mëshira Ime nuk do të pranohet nga shumë prej tyre. Ata nuk do të kujdesen për gjëndjen e shpirtrave të tyre sepse ata besojnë se kjo nuk ka rëndësi. Këta janë ateistët – shumë prej të cilëve janë njerëz të mirë në zemër, por që besojnë se ata e kontrollojnë vetë jetën e tyre dhe se ndjekja e kënaqësive materiale do t'i ruaj ata në këtë jetë; se kjo do të jetë e mjaftueshme për t'ju sjellë atyre paqe dhe kënaqësi, që sigurisht, nuk mund të jetë, sepse kjo është e pamundur deri sa mëkati të jetë zhdukur.
Kokëfortësia e tyre do të thotë se, nëse ata nuk ndryshojnë dhe të më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, ata nuk mund të shkojnë tek Ati Im. Atyre nuk mund t’ju jepet e drejta për Parajsën që Ai e ka krijuar për të gjithë fëmijët e Tij.
Gabimi më i madh që ju mund të bëni është të supozoni se vetëm mëkatarët e ngurtë janë hedhur në zjarret e Ferrit. Për fat të keq të gjithë ata që e refuzojnë Hyjin, nuk mund të jenë pranë Hyjit, dhe as nuk mund të detyrohen ta pranojnë Atë. Vullneti i tyre i lirë është Dhurata e madhe e dhënë atyre nga Hyji. Ajo nuk mund t'ju hiqet atyre nga asnjë lloj force. Do të jetë sipas vullnetit të tyre të lirë, i cili do të vendosi fatin e tyre. Ata ose do të zgjedhin Dorën Time dhe të hyjnë në Parajsë, ose do të pranojnë gënjeshtrat e mbjella në mëndjet e tyre nga Satani, i cili do ta vjedhi fatin e tyre.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/24/the-biggest-mistake-you-can-make-is-to-assume-that-only-hardened-sinners-are-cast-into-the-fires-of-hell/