Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 3 March 2013

Ai do të jetë një aleat shumë i ngushtë i profetit të rremë dhe nuk ka asnjë iluzion se kush është ai – biri i Satanit

E Hënë, 25 Shkurt 2013, ora 22:00

Bija Ime e dashur, kohët që do vijnë do ta shkundin botën nga dremitja e vet, pavarësisht se çfarë feje, nëse ka ndonjë, njerëzit e ndjekin, sepse zëri i bririt të vogël do të kërkoj vëmëndje nga e mbarë bota. I ulur në Fronin e Pjetrit, ky mashtrues do të bërtasi fort dhe krenarisht do të deklaroj zgjidhjen e tij për të bashkuar të gjitha kishat në një të vetme. I salutuar si një inovator modern, ai do të duartrokitet nga bota jobesimtare sepse ai do ta pranoj mëkatin.

Ai do të fusi ligje të reja, të cilat, jo vetëm që do t'i kundërshtojnë Mësimet e Kishës Katolike, por që do të shkojnë kundër të gjitha ligjeve t
ë Krishtere. Priftërinjtë që i refuzojnë këto Mesazhe do të detyrohen t'i rikonsiderojnë ato kur e vërteta e hidhur t'ju zbulohet. E Vërteta e Fjalës Sime, e dhënë ty, bija Ime, gradualisht do të kuptohet nga ata më në fund.

Sa do të lotojnë ata të trishtuar kur ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, I Cili – me Bekimin e Atit Tim – po ju zbulon profecitë e ditëve të fundit me çdo hollësi.

Pastaj ata do ta përlajnë çdo Fjalë nga Buzët e Mia të Shenjta kur Unë të zbuloj më shumë ngjarje që vijnë, për të pregatitur njerëzimin. Është e rëndësishme që njeriu të dëgjoj dhe t'i përgjigjet Thirrjes Sime, me qëllim që Unë të mund të shpëtoj çdo njeri nga mbërthimi i bishës.

Profeti i rremë, ndërsa është i ngarkuar me ambicjet e tij të larta për të lënë përshtypje mbi Katolikët e botës, do të lihet mënjanë, për pak kohë, sepse antikrishti do të hyj tani në skenën botërore, ashtu si është parath
ënë. Kur të dëgjoni raportet e medias për negociatorin e ri të paqes, premtues dhe i aftë, ju do ta dini se kush është ai. Ai do të jetë një aleat shumë i ngushtë i profetit të rremë dhe nuk ka asnjë iluzion se kush është ai – biri i Satanit.

Dijeni se pavarësisht se sa e frikshme kjo mund të jetë, Unë, Jezu Krishti, Jam Mbret. Asnjë njeri, asnjë armik, nuk ka më shumë fuqi se Hyji. Por beteja për shpirtrat duhet luftuar, ashtu si është parath
ënë. Duke e përhapur Fjalën Time, Mesazhet e Mia dhe Lutjet e Mia, ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat që Unë kam nevojë, dhe kështu Parajsa Ime e Re do të mbushet me të gjithë fëmijët e Hyjit.

Gjithmonë besoni tek Unë, Jezusi juaj, ndërsa Unë ju udhëheq dhe ju mbroj gjatë kësaj fëlliqësie në tokë.