Kerko Mesazhet ketu

Friday, 29 March 2013

Kalimi juaj nga kjo tokë për në Mbretërinë Time të Re do të jetë pa dhimbje, i menjëhershëm dhe do të jetë kaq i papritur sa nuk do të jeni në gjëndje as të merrni frymë

E Mërkurë, 27 Mars 2013, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, ejani të gjithë ju dhe bashkohuni me Mua në përkujtim të ditës kur ju ishte dhënë Dhurata e madhe e Shpëtimit.

E Premtja e Madhe duhet të kujtohet si dita kur Portat e Parajsës përfundimisht u hapën për të mirëpritur fëmijët e Hyjit nga dëbimi i atyre prej Atij. Vdekja Ime siguroi për ju një të ardhme që ju kurrë nuk do ta kishit, nëse Ati Im nuk do të më kishte dërguar Mua si Mesia.

Trupi Im u kryqëzua por vdekja Ime ju solli jetë. Në këtë, kohë për Ardhjen Time të Dytë, Trupi Im do të duroj të njëjtin Kryqëzim – vetëm se këtë herë do të jetë Kisha Ime, Trupi Im Shpirtëror, ajo që do të vuaj. Ju duhet ta dini se Unë kurrë nuk do ta lejoja kryqëzimin e Kishës Sime të shkatërronte besimin e fëmijve të Hyjit. Prandaj tani, Unë i bëj thirrje çdo personi, çdo besimi, çdo ngjyre dhe çdo race të më dëgjoj Mua.

Ju së shpejti do të përjetoni të gjitha shenjat në tokë, të cilat do t'ju vërtetojnë se ju jeni Krijesa e Hyjit. Ju do ta dini së shpejti se ju kurrë nuk do të vdisni nëse e kërkoni Mëshirën e Hyjit. E ardhmja për të gjithë ju, që e pranoni se jeni një fëmijë i dashur i Hyjit, është e shkëlqyer. Unë ju ftoj ju, familjen dhe miqtë tuaj të bashkohen në Mbretërinë Time dhe të hanë nga Tryeza Ime.

Kalimi juaj nga kjo tokë për në Mbretërinë Time të Re do të jetë pa dhimbje, i menjëhershëm dhe do të jetë kaq i papritur sa nuk do të jeni në gjëndje as të merrni frymë para se bukuria e saj t'ju zbulohet. Ju lutem të mos i trëmbeni Ardhjes Sime të Dytë, nëse e doni Hyjin. Hyji ju do. Unë ju dua. Trinia e Shenjtë do të pushtoj tokën dhe të gjithë ata, që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës dhe që tregojnë pendesë për jetët e tyre mëkatare, do të jenë të sigurtë.

Ata me besim të fortë, mes jush, do të merren rrëmbimthi. Koha për ata që mbeten mbrapa, që ju mungon besimi dhe që e kanë të pamundur të arrijnë tek Unë, do të jetë më e gjatë.

Ju, ndjekësit e Mi besnikë duhet të ndihmoni të dobëtit dhe ata që janë të humbur. Mëshira Ime është kaq e madhe sa Unë do t'i jap të gjithë atyre shpirtrave kohën që ju duhet për t'i marrë ata në jetën e përjetshme që Unë i kam premtuar të gjithëve. Kurrë mos u ndjeni të dëshpëruar kur gjithçka duket e pashpresë, ndërsa mëkati vazhdon të rrëmbej shpirtrat e dobët. Ne duhet të punojmë, të bashkuar, për të shpëtuar ata që janë kaq të larguar nga Unë sa fare pak mund t'i sjelli ata në Krahët e Mi.

Përmes dashurisë suaj për njëri tjetrin, mrekullitë do të përdoren për të kthyer në besim ata shpirtra të humbur. Ky është Premtimi Im për ju. Lutja, dhe shumë prej saj, do të jetë pjesa e detyrës suaj ndaj Meje për të shpëtuar ata shpirtra nga fundi i tmerrshëm, që po planifikohet nga Satani kundër fëmijve të Hyjit të cilët ai i urren. Atij nuk duhet t'i jepen këta shpirtra.

Thirrja Ime është për të gjithë. Këto Mesazhe nuk përjashtojnë asnjë fe. Por ato i jepen çdo fëmije të Hyjit me Dashuri të madhe, pasi ju jeni të gjithë të barabartë në Sytë e Tij.

Të keni paqen dhe besimin në Dashurinë e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/27/your-transition-from-this-earth-into-my-new-kingdom-will-be-painless-instant-and-will-be-so-sudden-that-you-will-barely-be-able-to-take-a-breath/