Kerko Mesazhet ketu

Sunday 24 March 2013

Unë dëshiroj që të gjithë ndjekësit e Mi të kryejnë një kohë agjërimi nga e Hëna që vjen deri në orën 15:30 në të Premten e Madhe

E Premte, 22 Mars 2013, ora 21:45

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që të gjithë ndjekësit e Mi të kryejnë një kohë agjërimi nga e Hëna që vjen deri në orën 15:30 në të Premten e Madhe.

Madje edhe një dhuratë e vogël agjërimi do të sjelli, për të gjithë ju, një kuptim të plotë mbi Planin Tim të Shpëtimit dhe se si ju mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë mëkatarëve.

Do të jetë përmes agjërimit që ju do të bëheni të plotë përsëri. Duke e pastruar trupin, shpirti juaj do të ripërtërihet. Unë gjithashtu dëshiroj që ju të merrni Sakramentin e Rrëfimit, apo çfarëdo lloj forme pendese që është e vlefshme për ju. Ju lutem, nëse ju nuk jeni në gjëndje të merrni këtë Sakrament, atëherë pranojeni Dhuratën 
që Unë ju kam dhënë për Faljen Time të Plotë të mëkateve disa kohë më parë.

(E Martë, 31 Janar 2012, ora 21:30

Ju duhet ta thoni këtë lutje për 7 ditë rresht që t'ju jepet dhurata e faljes së plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

“O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi. Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty. Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë. Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.”)

Pastaj në shpirt, Unë dëshiroj që ju të bashkoheni me Mua, sikur të ishit të pranishëm me apostujt e Mi në Darkën Time të Fundit. Ju do të ndani me Mua, bukën e pabrume dhe do të hani me Mua në tryezën Time. Ju, ndjekësit e Mi, mund të ndani me Mua, Kupën Time të Vuajtjes, sipas vullnetit tuaj të lirë, nëse e pranoni ofertën Time.

Nëse ju mund ta pranoni këtë, në shpërblim për mëkatet e njeriut mortor, ju do të shpëtoni miliona shpirtra. Unë do t'i dhuroj Mëshirë mëkatarëve më të ngurtë, si shpërblim për dhuratën tuaj të vuajtjes.

Këtu është Kryqëzata e Lutjes për ju nëse dëshironi të ndani Kupën Time të Vuajtjes. Recitojeni këtë, 3 herë, kur të mundeni, por mundësisht gjatë çdo kohe të agjërimit.

Lutja e Kryqëzatës (103) Për të ndarë Kupën e Vuajtjes bashkë me Krishtin

“Unë dergjem para Teje, i dashur Jezus, dhe tek Këmbët e Tua, për të bërë atë që Ti do për mua në të mirën e të gjithëve.
Më lejo të ndaj Kupën Tënde të Vuajtjes.
Merre këtë dhuratë nga unë, që Ti të mund të shpëtosh ato shpirtra të gjorë që janë të humbur dhe pa shpresë.
Më merr mua, në trup, që të mund ta ndaj Dhimbjen Tënde.
Mbaje zemrën time në Duart e Tua të Shenjta dhe sille shpirtin tim në bashkim me Ty.
Përmes dhuratës sime të vuajtjes, unë e lejoj Praninë Tënde Hyjnore ta pushtojë shpirtin tim, në mënyrë që Ti të mund t’i shëlbosh të gjithë mëkatarët dhe t’i bashkosh të gjithë fëmijët e Hyjit një herë e përgjithmonë. Amen.”

Kjo sakrificë nga ana juaj, e dhuruar tek Unë, Jezu Krishti, Shpenguesi i gjithë njerëzimit, do të më lejoj Mua të hedh Mëshirën Time të Madhe mbi mbarë botën.

Më e rëndësishmja është se, Unë do të shpëtoj madje edhe ata që më urrejnë Mua. Lutjet dhe sakrificat tuaja janë i vetmi hir shpëtimi për ata, sepse pa këtë, ata do të shkatërroheshin nga i ligu.

Nëse ju nuk dëshironi ta duroni këtë vuajtje, Unë do t'ju dhuroj bekime të mëdha dhe do t'ju kërkoj që të vazhdoni me Mua në udhëtimin Tim për të zgjuar botën nga dremitja dhe që Unë të ngre vellon e mashtrimit që e ka mbuluar atë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/22/i-desire-that-all-of-my-followers-conduct-a-time-of-fasting-from-next-monday-until-1530-hours-on-good-friday/