Bija Ime fort e dashur, Kryqësimi Im po përjetohet përsëri dhe çdo pjesë është e lidhur me kohën që çon drejt Ardhjes Sime të Dytë.
Tani që Trupi Im – Kisha Ime – ka duruar fshikullimin, për kaq shumë vjet, për shkak të shpirtit djallëzor, Kurora e Gjëmbave tani po vendoset mbi udhëheqjen brënda Kishës Sime.
Kur gjëmbi i tretë e shpoi Syrin Tim të Djathtë, Unë nuk mund të shikoja më përmes Tij. Vetëm përmes Syrit Tim tjetër Unë mund të shikoja dhimbjen e tmerrshme, që po përjetohej nga Nëna Ime.
Tani që Kurora e Gjëmbave po e shpon Kokën e Kishës Sime në Romë, vetëm njëra-gjysëm do të dëshmoj të Vërtetën e profecive të parathëna. Gjysma tjetër do të jetë e verbuar dhe nuk do të arrijnë të shikojnë dëmin, që po kryhet mbi çdo pjesë të Trupit Tim – Kishës Sime – tek çdo komb në botë.
Ashtu si të verbërit nuk mund të shikojnë, do të ketë nga ata në mes të Kishës në Romë që mund të shikojnë, por që do të refuzojnë të pranojnë të Vërtetën. Kaq e dhimbshme do të jetë e Vërteta, sa do të jetë më e lehtë për ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të ndjekin udhën e lehtë. Frikacakë, ata do të zgjedhin udhën e shkatërrimit sesa të marrin kryqin e tyre për Mua.
Pastaj do të jenë ata që më duan Mua dhe kjo përçarje nuk do t'i pengoj ata në planin për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat nga vdekja e sigurtë. Këta shpirtra të guximshëm, të mbushur me hirin e Shpirtit të Zjarrit, do të luftojnë për të ruajtur Sakramentet e Mia Më Të Shenjta. Këta janë klerikët që do të ushqejnë grigjën Time gjatë persekutimit. Çdo hir do të dhurohet mbi shpirtra të tillë të pastër dhe ata, si shpërblim, do të udhëheqin ushtrinë Time të mbetur, drejt portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re.
Kërkohet guxim i madh për të pranuar Fjalën e profetëve të Hyjit. Nuk është kurrë e lehtë të dëgjosh Fjalët e profetëve, Fjalët e të cilëve i presin zemrat e njerëzve, si një shpatë me dy presa. Paralajmërimet e tyre janë të dhimbshme për t'u dëgjuar, por të ëmbla për shkak të fryteve që japin, sepse kur Fjala e Hyjit jepet si një Dhuratë, ajo ofron shpëtim.
Rrëmbejeni Fjalën Time të Shenjtë, sepse Ajo është jeta juaj. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni të mbrojtur me Vulën e Hyjit të Gjallë dhe prandaj kurrë nuk duhet të keni frikë.
Armiqtë tuaj do t'ju shajnë, do t'ju fyejnë dhe mund t'ju persekutojnë, por do të jem Unë, Jezu Krishti, Ai që do të eci me ju. Ju, të zgjedhurit e Mi të paktë, që i përgjigjeni Thirrjes Sime, përmes vuajtjes suaj, do të shpengoni shumë nga njerëzimi, në Sytë e Mi.
Unë ju bekoj. Unë ju jap paqe dhe forcë, që të mund të më ndiqni Mua pa frikë në zemrat tuaja.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/20/just-as-the-blind-cannot-see-there-will-be-those-amongst-the-church-in-rome-who-can-see-but-who-will-refuse-to-acknowledge-the-truth/