Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 31 March 2013

Virgjëra Mari: Ringjallja e Birit tim të dashur është Dhurata më e rëndësishme, pasi ajo do të thotë se jeta e përjetshme mund t’i jepet të gjithë fëmijve të Hyjit

E Dielë, 31 Mars 2013, ora 13:13

Bijtë e mi, Ringjallja e Birit tim të dashur është Dhurata më e rëndësishme, pasi ajo do të thotë se jeta e përjetshme mund t'i jepet të gjithë fëmijve të Hyjit.

Duke u ringjallur së vdekuri, Biri im e shkatërroi vdekjen. Vdekja nuk ka më fuqi mbi ju, nëse e dëshironi kështu. Jeta, që ju është dhënë, shpejt do të ndryshoj, pasi do të ketë vetëm një Jetë në Hyjin.

Kur Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen do të ketë vetëm jetë të përjetshme. Vdekja e trupit, e mëndjes dhe e shpirtit nuk do të jetë më. Ju kurrë nuk duhet t'i trëmbeni kësaj Jete të re, pasi ajo do t'ju bëj të lirë. Shumë dashuri do ta përshkoj tokën, së shpejti, e hedhur prej Mëshirës së Birit tim. Ky hir i madh, i madh, do të jetë hapi tjetër i marrë nga Hyji për të shpëtuar fëmijët e Tij nga vdekja e shpirtit. Vdekja e trupit nuk do të jetë më kur Biri im të zbres me Jeruzalemin e Ri.

Ju duhet të tregoni guxim të madh gjatë këtyre kohëve të këqija, sepse këto sprova do të mbarojnë shpejt. Vetëm përqëndrohuni në Jetën e madhe që ju pret dhe lutuni që të gjithë shpirtrat ta pranojnë këtë Dhuratë të Mbrekullueshme.

Ata shpirtra, që refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e Jetës së Përjetshme, në të kundërt, do të zgjedhin mallkimin e përjetshëm. Ka vetëm dy zgjedhje dhe prapë shumë nga këta shpirta besojnë se ka edhe një të tretë. Ata që ndjekin sektet, e krijuara nga fuqia e të ligut, gabimisht besojnë në një jetë tjetër shpirtërore ku atyre do t’ju jepet fuqi e madhe.

Ata besojnë në ëngjëj të rremë. Ata adhurojnë ëngjëj të rremë, dhe për fat të keq, shumë prej tyre ekzistojnë, por ata nuk janë ëngjëjt e Zotit. Ata lëngojnë nën zinxhirët në humnerën e Ferrit dhe prapë arrijnë të mashtrojnë fëmijët e Hyjit të cilët besojnë se ata janë ëngjëjt e Dritës. E vetmja Dritë që ju duhet të ndiqni është Drita e Hyjit – e Vërteta.

Mbretëria, Parajsa e Re, e cila ju pret, është e vetmja e premtuar nga Hyji, mbi të cilën Biri im do të mbretëroj.

Pranojeni Dorën e Birit tim dhe ju do të hyni në Parajsë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/30/14723/