E Shtunë, 23 Mars 2013, ora 23:45
Bija ime, shumë nuk e kuptojnë rolin tim si Bashkë-Shpenguese. As edhe nuk e dinë se përse është e tillë. Kur unë e pranova thirrjen të bëhesha Nëna e Hyjit, unë u bëra pjesë e Besëlidhjes së Shpëtimit të Hyjit për njerëzimin.
Kur unë e linda Birin tim, unë ndjeva të njëjtën dashuri, që çdo nënë e ka për fëmijën e saj. Ky djalë i vogël, i pastër dhe i bukur ishte pjesë e imja, vetë trupi dhe gjaku im. Por, unë isha gjithashtu e vetëdijshme se Ai nuk ishte thjesht ndonjë fëmijë. Shpirti i Tij depërtoi shpirtin tim menjëherë sa i hodha sytë tek Ai. Ai dhe unë ishim të ndërthurur në një, ku unë ndjeja çdo Emocion, Gëzim, Dhimbje dhe Dashuri, që vinte prej Tij. Unë gjithashtu e dija se Ai ishte Hyjnor dhe se unë isha, si e tillë, kryesisht shërbëtorja e Tij, edhe pse Ai kurrë nuk më bëri të ndjehesha e tillë.
Si një foshnje, ai do të vinte Kokën e Tij Hyjnore pranë gjirit tim dhe mërmëriste fjalë Dashurie me kaq emocion sa e mbushte Zemrën time dhe unë ndjehesha sikur ajo do të buçiste nga gëzimi. Ai, ky fëmija im i vogël, u bë gjithçka për të cilin unë jetova. Çdo prekje më mbushte me një ëmbëlsi të tillë të pabesueshme dhe me gëzim. Të gjithë ata që e shikonin Atë, madje edhe si një foshnje, do të më thonin mua se sa i veçantë ishte Ai. Sytë e Tij depërtues do të trazonin shpirtrat e tyre dhe shumë prej tyre nuk e dinin përse.
Kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Birit tim të dashur kurrë nuk mund të thyhej. Unë e dija se kisha lindur vetëm që të bëhesha Nëna e Tij. Ky rol ishte e vetmja arsye për qënien time.
Dhe prandaj, unë ju përgjigja çdo nevoje të Tij, dhe Ai, me kaq Dashuri dhe Dhembshuri, i vuri të gjitha nevojat e mia para të Tijave. Dëshirat e Tij gjithmonë përputheshin me mua, Nënën e Tij, shërbëtorja e Tij e përulur.
Kur Ai nuk besohej të ishte Biri i njeriut, kur Ai shpallte të Vërtetën dhe vepronte ashtu si dëshironte Ati i Tij, unë derdhja lotë të hidhur. Sa u lëndova kur më duhej të dëshmoja persekutimin e Tij.
Unë e durova dhimbjen e Tij, jo si çdo nënë do ta bënte – po të shikonte dhimbjen e shkaktuar mbi fëmijën e saj – dhimbja e Tij u bë e imja, dhe dhimbja ime, e Tij.
Ata e detyruan Atë të ecte, duart e lidhura përpara me litarët rreth Belit të Tij, që do të thoshte se Ai mund të ecte – vetëm po të tërhiqte këmbët zvarrë, dhe pak nga pak. Kur Kryqi u hodh mbi Trupin e Tij të dërrmuar dhe të shkatërruar, dhimbja ime ishte kaq torturuese, sa më binte të fikët vazhdimisht.
Dhimbja ime nuk ishte vetëm fizike; hidhërimi im ma shponte Zemrën dhe ma copëtonte në dysh. Deri në këtë ditë, Zemra ime është e ndërthurur me atë të Birit tim, dhe prandaj, gjatë Javës së Shenjtë, unë e jetoj dhimbjen, mundimin dhe persekutimin me Birin tim përsëri.
Fëmijë, të shpjegoj egërsinë e shkaktuar mbi Birin tim do të ishte e pamundur për ju ta kuptoni; kaq mizore ishte goditja me kamzhik. Trupi i Birit tim u bë copë copë.
Kurrë mos harroni se Ai ishte Biri i njeriut, i dërguar për të shpenguar çdo shpirt në tokë, përfshi edhe ata që janë të gjallë në botë sot. Ai vdiq në agoni të tmerrshme, për të shpëtuar secilin dhe çdo njërin nga ju sot. Vuajtja e Tij nuk përfundoi në Kalvari. Ajo akoma do të durohet, nga Ai, deri në Ditën e Madhe të Ardhjes së Tij të Dytë.
Ata që i shpërfillin këto paralajmërime nga Qielli janë të lirë ta bëjnë këtë. Ata nuk do të gjykohen për shkak të këtij refuzimi. Por, ndërsa ata largohen më tej nga e Vërteta e këtyre zbulimeve nga Qielli, ata do të tundohen në mëkat. Mëkatet me të cilat ata do të tundohen, do të jenë ato që do të deklarohen të mos jenë më mëkate nga ata armiqtë në Kishën e Birit tim në tokë.
Ju faleminderit, fëmijë, që i hapni mëndjet, zemrat dhe shpirtrat tuaj ndaj kësaj thirrje nga Qielli, e dërguar tek ju prej Dashurisë, që Hyji mban për të gjithë fëmijët e Tij.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/23/mother-of-god-my-sons-body-was-torn-to-shreds/