Bija
Ime e dashur, është e rëndësishme që dishepujt e Mi në tokë ta kuptojnë se si
lutja mund dhe do ta shpëtoj njerëzimin. Fuqia
e lutjes dhe, sidomos e recitimit të Rozares së Shenjtë, e cila e bën bishën të
pafuqishme, nuk mund të nënvlerësohet. Për të shpëtuar sa më shumë shpirtra
ju duhet të thoni gjithashtu edhe Lutjen e Mëshirës Hyjnore.
Zgjidhni
Fushatën e Lutjes që Unë ju jap dhe i thoni ato, me qëllim që të mund të fokusoheni
në kërkesa të ndryshme gjatë çdo grupi lutjesh. Nëse, për shëmbull, po e thoni Fushatën e Lutjes për Hirin e Imunitetit bëheni në një mënyrë të tillë që grupi i lutjes atë ditë të përqëndrohet në një përzgjedhje të Fushatës së Lutjes që bëjnë
thirrje për mbrojtjen e Zotit për shpirtrat. Pastaj në një ditë tjetër, përqëndrohuni
në një përzgjedhje të lutjeve që ju jepen për mbrojtjen e priftërinjve dhe
klerikëve.
Këto
grupe të Fushatës së Lutjes, kur të formohen në mbarë botën, do të bëhen
mburoja e nevojshme për të mposhtur armikun në më shumë mënyra sa besohet se është
e mundur.
Unë do të vazhdoj t'ju jap Dhuratat e
lutjeve të reja, të cilat sjellin me vete mbrekulli të veçanta. Pa ndërhyrje të tilla unë nuk mund të shpëtoj
shpirtrat që kaq shumë i dëshiroj.
Shkoni
dhe planifikoni mbledhjet tuaja të Fushatës së Lutjes duke u bazuar në formatin
që ju është dhënë, por bëheni atë në pjesë, me qëllim që të mund të
përqëndroheni në qëllime të veçanta. Nuk është nevoja t'i thoni të gjitha lutjet
së bashku, edhe pse Unë kërkoj që ju të thoni sa më shumë të jetë e mundur
gjatë një jave.
Ju më sillni Mua kaq gëzim dhe ngushëllim, ndjekësit
e Mi të shtrenjtë. Unë ju dhuroj bekimet e Mia për forcë dhe kurajo ndërsa
vazhdoni përpjekjet tuaja për të shpëtuar shpirtrat. Unë ju dua.
Jesusi
juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: