Bija Ime fort e dashur, Satani është tërbuar kundër Kishës Sime në tokë dhe infektimi i tij vazhdon të përhapet brënda mureve të saj.
Mashtruesi dinak, i cili rri me durim në pritje në prapaskenë, së shpjeti do të deklaroj sundimin e tij mbi shërbëtorët e Mi të shenjtë të pavetëdijshëm. Dhimbja që ai do të shkaktoj është tepër e rëndë për Mua për ta duruar, dhe prapë, sundimi i tij do të përfundoj me spastrimin final të ligësisë nga brënda bërthamës së Kishës Sime.
Ai me kujdes po e manipulon pozitën e tij dhe së shpejti paraqitja e tij pompoze do të duket mes oborreve të shkëlqyera. Krenaria, arroganca dhe vetë-kënaqësia e tij do të jenë të fshehura me kujdes nga bota si fillim. Nga jashtë, një psherëtimë lehtësimi do të dëgjohet kur trumpetat të lajmërojnë kohën e tij si kreu i Kishës Sime.
Trupi Im është Kisha Ime, por nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, tek i cili ai do t'i premtoj besnikërinë e tij, sepse ai nuk ka anjë dashuri për Mua. Besnikëria e tij është ndaj bishës dhe sa do të qeshi dhe do të tallet ai me shërbëtorët e Mi të shenjtë që do ta mbështesin atë.
Ai që guxon të ulet në Tempullin Tim, dhe që është i dërguar nga i ligu, nuk mund të flasi të vërtetën, sepse ai nuk vjen nga Unë. Ai është dërguar për të përçarë Kishën Time dhe për ta copëtuar atë në pjesë të vogla para se ta pështyjë atë nga goja e tij e neveritshme.
Trupi Im është Kisha Ime. Kisha Ime është akoma e gjallë por vetëm ata që flasin të Vërtetën dhe që i përmbahen Fjalës së Shenjtë të Hyjit mund të jenë pjesë e Kishës Sime në tokë. Tani që fyerja finale do të manifestohet kundër Meje, Jezu Krishtit, përmes Fronit të Pjetrit, ju më në fund do ta kuptoni të Vërtetën.
Libri i të Vërtetës, i parathënë Danielit, për kohët e fundit, nuk do të pranohet lehtë nga anëtarët e Kishës Sime, sepse përmbajtja e saj do t'i sëmuri shërbëtorët e Mi të dashur kur ta kuptojnë se Unë flas të Vërtetën.
Profeti i rremë – ai që paraqitet si lideri i Kishës Sime – është gati të veshi rrobat, të cilat nuk ishin bërë për atë.
Ai do ta dhunoj Eukaristinë Time të Shenjtë dhe do ta ndaj Kishën Time më dysh dhe pastaj prapë më dysh.
Ai do të bëj përpjekje për të hequr ata ndjekësit besnikë të Famulltarit Tim të Shenjtë të dashur Papë Benedikti XVI, i zgjedhur nga Unë.
Ai do të heqi të gjithë ata që janë besnik ndaj Mësimeve të Mia dhe do t'i hedhi ata tek ujqërit.
Veprimet e tij nuk do të bëhen menjëherë të dukshme, por shpejt shenjat do të shihen kur ai të filloj të kërkoj mbështetjen e liderave me influencë botërore dhe të atyre në vënde të larta.
Kur paturpësia të zërë rrënjë, ndryshimet do të jenë të papritura. Deklaratat prej tij për të krijuar një Kishë Katolike të bashkuar duke u lidhur me të gjitha besimet dhe fetë e tjera, do të vijojnë më pas.
Ai do të kryesoj fenë e re mbarë botërore dhe do të sundoj mbi fetë pagane. Ai do ta përkrahi ateizmin duke valvitur parrullën që ai do të thotë është vënë në ndjekje të ashtu-quajtura të drejta njerëzore. Të gjitha mëkatet, në Sytë e Hyjit, do të quhen të pranueshme nga kjo Kishë e re gjithë-përfshirëse.
Kushdo që guxon ta sfidoj atë do të ndiqet dhe ndëshkohet. Ata priftërinj, peshkopë dhe kardinalë që e kundërshtojnë atë do të përjashtohen dhe do t'ju hiqen titujt e tyre. Të tjerët do të ngacmohen dhe persekutohen ku shumë priftërinjë do t'ju duhet të fshihen.
Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë që e njohin Zërin Tim tani, ju lutem të më dëgjoni Mua kur Unë mundohem t'ju arrij dhe t'ju jap ngushëllim. Unë kurrë nuk do t'ju kërkoja të refuzonit Kishën Time në tokë sepse isha Unë, Shpëtimtari juaj i dashur, që e krijoi atë. Unë ofrova Trupin Tim si Sakrifica e Gjallë për t'ju shpëtuar. Juve ju është dhënë përgjegjësia për të dëshmuar në emrin Tim për të shpëtuar shpirtrat e atyre që ju udhëzoni dhe drejtoni.
E gjitha që ju mund të bëni është të besoni tek Unë dhe të vazhdoni të më shërbeni Mua. Çfarë ju nuk duhet të bëni është të pranoni ndonjë doktrinë që ju paraqitet dhe që ju do ta kuptoni, në çast, se ajo nuk është në përputhje me Mësimet e Mia. Ju duhet të bëni atë që ju thotë zemra, por dijeni këtë.
Kjo periudhë do t'ju shkaktoj dhimbje të thellë dhe brenga e rëndë që do të përjetoni kur të shikoni se si Kisha Ime do të përdhoset, do t'ju bëj të qani. Por ju duhet t'i dalloni gënjeshtrat që do t'ju tregohen për çfarë ato janë - një fyerje ndaj vdekjes Sime në Kryq.
Ky shkatërrim mund të çoj në rënien e strukturës së Kishës Sime. Ndryshimet dhe adaptimet e ndërtesave së bashku me tempullin e ri të krijuar për kishën mbarë botërore do të krijohen dhe vendosen në Romë.
Të jeni të bindur se, ashtu si Tempulli Im është dhunuar, edhe Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, do të hiqem dhe hidhem në hendek.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/08/he-has-been-sent-to-dismantle-my-church-and-tear-it-up-into-little-pieces/