Kerko Mesazhet ketu

Saturday 9 March 2013

Shenjat do t’ju tregohen të gjithëve ju dhe mrekullira do të ndodhin

E Martë, 5 Mars 2013, ora 15:30

Bija Ime e dashur, asnjë njeri të mos shpëtoj pa i dalluar ndryshimet, të cilat do të shpërthejnë në mbarë botën, sepse çdo gjë e parath
ënë në Librin e Zbulesës do të ndodhi. Shumë nga këto ngjarje do të ndryshojnë nga interpretimi i zakonshëm njerëzor i sekreteve të shfaqura Gjon Ungjilltarit. Prapë ato do të kuptohen kur ju t'i shikoni ato për çfarë janë.

Plani i hollësishëm, por i sofistikuar me kujdes nga antikrishti është përkrahur nga shumë njerëz, përfshi politikanët me famë botërore, që nuk arrijnë ta dallojnë këtë plan djallëzor deri tani.

Shumë qëndra janë ngritur në shtete të ndryshme ku ata planifikojn
ë marrjen në kontroll të shumë vëndeve. Megjithatë, aktivitetet e tyre janë shkurtuar prej lutjeve të shpirtrave të zgjedhur dhe atyre prej jush që recitoni Lutjet e Mia të Kryqëzatës.

Lutjet tuaja gjithmonë do të dëgjohen në Qiell, prandaj dhe ju duhet të vazhdoni të luteni me zjarr për të zbutur veprat djallëzore të bishës i cili kurrë nuk do ta fitoj këtë betejë për shpirtrat pasi ditët e tij janë të shkurtra.

Dëshira Ime nuk është që t'ju trëmb por t'ju pregatis. Unë tani hedh fuqi dhe hire të veçanta mbi të gjithë ju që i përmbaheni dëshirave të Mia për të recituar Kryqëzatën e Lutjeve.

Shenjat do t'ju tregohen të gjithëve ju dhe mrekullira do të ndodhin.

Fuqia Ime do të përshkoj nëpër venat tuaj ndërsa Unë ju mbaj në Udhën Time për të shpëtuar njerëzimin.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/05/the-signs-will-be-given-to-all-of-you-and-miracles-will-take-place/