Kerko Mesazhet ketu

Monday, 18 March 2013

Nëna e Shpëtimit: Thoni Rruzaren time për të gjithë ata që drejtojnë në Romë

E Premte, 15 Mars 2013, ora 22:30

Bija ime e dashur, kjo është një kohë e trishtimit të madh, jo vetëm për ty, por për të gjithë ata që e duan Birin tim. Unë duhet t'ju kërkoj ju, fëmijve të mi, të qëndroni të fortë dhe me besim ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, për hir të Birit tim. Ai, Biri im i dashur, e var Kokën e Tij n
ë dhimbje ndërsa Ai shikon tmerrin ndërsa Kisha e Tij thërmohet para Tij.

Ju lutem të luteni për shpresë dhe të thoni Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë për të gjithë ata që drejtojnë në Romë. Ju duhet të luteni për të gjithë ata që drejtojnë Kishën Katolike. Ju lutem të përfshini edhe njeriun që ulet në Fronin e Pjetrit, sepse ai ka shumë nevojë për lutjet tuaja.

Lutuni që ai ta pranojë të Vërtetën e vdekjes së Birit tim në Kryq dhe ta hapi zemrën e tij ndaj thirrjeve të Birit tim për mëshirë për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Pavarësisht se sa të vështira janë këto kohë, në Kishën Katolike të Romës, i ligu nuk mund dhe nuk do të fitoj kundër Fuqisë së Hyjit.

Roli im si Ndërmjetëse e të gjitha Hireve së shpejti do të kuptohet, dhe si gruaja e zgjedhur e veshur me rrezet e diellit, koha ime ka ardhur për të ndihmuar Birin tim në planin e Tij final për shpëtim.

Unë i dua fort të gjithë fëmijët e Hyjit, përfshi edhe ata që i sjellin Atij turp dhe shqetësim të madh. Lutuni që lutjet e mia, të sjella tek Biri im dhe të paraqitura tek Ai në emrin tuaj, të mund të dobësojnë vuajtjet, që do të vijonë brënda Kishës Katolike.

Dashuria Ime, si Nëna e të gjithë fëmijve të Hyjit, po i mbështjell të gjithë dhe unë kurrë nuk do të ndaloj në përpjekjen time për t'ju sjellë shpresë, fëmijë të dashur.

Lutjet do të dëgjohen në Qiell dhe ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë, sepse Mëshira e Birit tim është më e madhe se sa mund ta dini ju.

Dashuria e Hyjit është e Gjithpushtetshme. Kërkoni dhe ju do të merrni bekime të mëdha, ndërsa pregatitjet kanë përfunduar në gadishmëri për Ditën e Madhe të Zotit.

Prisni me durim, dashuri dhe besim sepse të gjitha këto sprova do të kalojnë shpejt, dhe pastaj Qielli i Ri dhe Toka e Re do të dalin si një e vetme. Kjo është e gjitha që duhet t'ju interesoj – pregatitja e shpirtit tuaj dhe të atyre që kanë më shumë nevojë për lutjet tuaja. Vetëm atëherë, ju do të jeni në gjëndje të pranoni Dritën e Hyjit dhe të hyni në Parajsën e Re në tokë.

Të keni paqen dhe përqëndrohuni vetëm tek Biri im dhe dëshirës së Tij të vetme për të shpëtuar shpirtrat e çdo krijese të gjallë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/15/mother-of-salvation-say-my-rosary-for-all-those-who-rule-in-rome/