Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 27 March 2013

Tmerri më i madh që Unë dëshmova në Kohën Time në Kopshtin e Ullinjve ishte fshikullimi i mëkatit në kohët e fundit

E Hënë, 25 Mars 2013, ora 14:50

Bija Ime fort e dashur, tmerri më i madh që Unë dëshmova në kohën Time në Kopshtin e Ullinjve ishte fshikullimi i mëkatit në kohët e fundit. Gjatë vizionit, që m'u tregua Mua nga Satani, Unë pashë largimin e njeriut të vdekshëm nga Ligjet e Hyjit. Ai, i ligu, më tregoi Mua pamje të tmerrshme; më tundoi Mua me çdo arsye se përse Unë duhej të largohesha nga Vullneti i Atit Tim. Ai donte të më mundonte Mua dhe kështu ai tregoi fuqinë që do ta kishte akoma, pavarësisht nga vdekja Ime në Kryq.

Mua m'u tregua shkatërrimi përfundimtar i Kishës Sime në tokë; marrja e pushtetit nga brënda saj prej sekteve masonike; imoraliteti i njeriut; mungesa e turpit nga ana e fëmijve të Hyjit, ndërsa ata përfshihen në mëkatet e turpshme të trupit; vrasja e të pafajshmëve dhe rënia në gabim e atyre që pohojnë se flasin në Emrin Tim.

Kaq i fuqishëm është Satani sa ai futi dyshime në Mëndjen Time rreth qënies Sime si Biri i njeriut. Unë, në Hyjninë Time, nuk mund të dorëzohesha ndaj mëkatit por Unë ju tregoj këtë, me qëllim që njerëzimi ta kuptoj se si i ligu mund t'ju tundoj për t'ju larguar nga Unë.

Satani nuk e paraqet të ligën në mënyrat më të dukshme. Në të kundërt ai e maskon të ligën si të mirë. Ai është dinak dhe mund të mashtroj madje edhe më të shenjtët mes jush, të besojnë se një gënjeshtër është e Vërteta.

Kur njerëzit largohen nga Mësimet e Mia ata do të mbështesin mëkatin me dëshirë dhe me lakmi në zemrat e tyre. Pa asnjë drejtim, ata gjithmonë do t'i humbasin hiret. Kur Emri Im të fshihet nga faqja e dheut, njeriu nuk do të jetë në gjëndje ta gjej Hyjin.

Çfarëdo besimi fetar ju ndiqni, nuk ka rëndësi sepse e vetmja udhë tek Hyji është përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me vdekjen Time në Kryq, Unë ju shpëtova – përfshi çdo burrë, grua dhe fëmij të gjallë në botë sot – nga flakët e Ferrit. Nëse ju nuk e pranoni këtë atëherë ju nuk mund të hyni në Portat e Parajsës. Do të jetë vetëm përmes Birit që ju mund të paraqiteni tek Ati.

Më refuzoni Mua, Jezu Krishtin, dhe ju refuzoni shpëtimin tuaj.

Sa pak keni mësuar rreth mëkatit dhe mënyrën me të cilën ju ndan nga Hyji. Përhapja e mëkatit kurrë nuk ka qënë kaq e shfrenuar që kur Hyji e krijoi botën. Ju mëkatarët keni arritur thellësi të reja, të cilat më shkaktojnë Mua neveri. Ju keni ekspozuar madje dhe të vegjlit, të cilët ishin besuar në kujdesin tuaj, të sillen si djajtë. Ju mungon bamirësia, dashuria dhe dhembshuria për njëri tjetrin dhe prapë shumë nga ju i shfaqin veprat tuaja të besimit që bota t'i shikoj dhe t’i admiroj. Ashtu si Farizenjtë i diktonin Ligjet e Hyjit, por nuk i zbatonin ato, as edhe nuk tregonin përulësi, po kështu, dhe ju që thoni se vini në Emrin Tim dorëzoheni ndaj mëkatit të krenarisë.

Sa shumë akoma keni nevojë të mësoni rreth Zërit Tim dhe Mësimeve të Mia, të cilat prapë bien në vesh të shurthët. Pastaj janë ata që kalojnë gjithë kohën e tyre duke deklaruar njohuritë e tyre për Hyjin, që thonë se i dinë profecitë, që janë akoma për t'u zbuluar, por që nuk dinë asgjë.

Po të mos ishte për Mëshirën Time të madhe, ju do të ishit të padenj
ë të hynit të Mbretërinë Time.

Koha ka ardhur për të gjithë ata që pohojnë të drejtojnë fëmijët e Hyjit, sipas udhës së Hyjit, të më lypin Mua, Jezu Krishtit, Dhuratën e Përulësisë.

Është koha për ju të dëgjoni të Vërtetën, ashtu si ju është dhënë, sepse nuk keni shumë kohë për t'u shpenguar në Sytë e Mi.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/25/the-greatest-horror-i-witnessed-in-my-time-in-the-garden-of-olives-was-the-scourge-of-sin-in-the-time-of-the-end/