Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 16 March 2013

Ky veprim djallëzor gjatë Javës së Shenjtë do të shihet nga ata që i mbajnë sytë hapur

E Enjte, 14 Mars 2013, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, sa vuajtje po përjetohet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë të dashur, të afërt me Zemrën Time, të cilët e njohin të Vërtetën dhe që do t'ju duhet të dëshmojnë ligësinë në Kishën Time në tokë.

Do të jetë një fyerje e veçantë, që do të kryhet mbi Emrin Tim të Shenjtë, në një përpjekje për të më posht
ëruar Mua, gjatë Javës së Shenjtë. Ky veprim djallëzor, gjatë Javës së Shenjtë, do të shihet nga ata që i mbajnë sytë hapur dhe kjo do të jetë një nga shenjat prej të cilave ju do ta dini se mashtruesi, që ulet në fronin në Kishën Time në tokë, nuk vjen nga Unë.

Ndjekësit e Mi, ju duhet ta dini se profecitë e dhëna botës – paralajmërimin për kohën kur pushteti, brënda Kishës Sime, do të merret nga ata që janë besnik ndaj bishës – janë afër. Koha është tani.

Mbajeni mënd se ata që me krenari e shfaqin simbolin e përulësisë janë fajtor për krenarinë. Krenaria është një mëkat.

Ata që thonë se Kisha Ime duhet ta rip
ërtërij imazhin e vet, të ndryshoj doktrinën e Kishës Sime dhe që thonë se, duke e modernizuar atë, për t'u pranuar nga më shumë njerëz, atëherë dijeni këtë.

Ju që thoni se i ndiqni Mësimet e Mia, por që i doni ligjet të ndryshojnë për të toleruar vepra, që janë mëkatare në Sytë e Mi, dilni jashtë nga Kisha Ime tani. Ju nuk jeni të Mitë. Ju më keni kthyer Mua shpinën dhe nuk jeni të denjë të hyni në Shtëpinë Time. Prap
ë, kjo do të jetë çfarë do të ndodhi. Ju dhe të gjithë ata prej jush që kërkojnë ndryshime, të cilat mbështeten nga bota jobesimtare, do të jeni të kënaqur, sepse profeti i rremë do t'ju tërheqi drejt favorit të tij dhe ju do të duartrokisni në çdo moment të sundimit të tij jetë shkurtër. Por, nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, Ai që ju do të ndiqni. Ju do të ndiqni një doktrinë të rreme, jo nga Zoti.

Sa shumë do ta mbështesin sundimin e profetit të rremë dhe do të më shtyjnë Mua në një anë me gëzim në zemrat e tyre. Pastaj kur gabimet e metodave të tij të bëhen të qarta, shërbëtorët e Mi të shenjtë të shkretë nuk do të kenë se ku të kthehen. Trishtimi i tyre do të kthehet në frikë dhe frika e tyre do të kthehet në dëshpërim. Ata nuk do të dinë se kujt t'i besojnë, por ata duhet ta kuptojnë këtë. Trupi Im, Kisha Ime, mund të fshikullohet dhe të dhunohet por Shpirti Im kurrë nuk mund të preket, sepse Ai kurrë nuk mund të vdesi.

Ju që e refuzoni Fjalën Time tani dhe të Vërtetën që ju jepet, si një Dhuratë e veçantë nga Qielli, Unë ju bekoj. Unë do të vazhdoj të hedh hiret e Mia mbi ju deri kur ju të ktheheni tek Unë. Unë kurrë nuk do të heq dorë deri sa të mund të shpëtoj shpirtrat tuaj të dëshpëruar.

Kisha Ime, ku Mësimet e Mia dhe Sakramentet mbeten të paprekura, do të jetoj dhe kurrë nuk do të vdesi. Ajo nuk ka nevojë për tulla dhe llaç të mbijetoj, sepse jam Unë, Jezu Krishti, Trupi i të Cilit është Kisha. Ju, priftërinjtë e Mi të dashur e besnik, shërbëtorë të shenjtë dhe ndjekësit jeni pjesë e Imja. Ju jeni bashkuar me Trupin Tim për të formuar Kishën Time në tokë. Prandaj ju duhet të mësoni të jeni të fortë, të guximshëm dhe besnik ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, pavarësisht se çfarë argumentash ju paraqiten në të kundërt.

Koha që përçarja të zbulohet është afër, dhe tashmë, një situatë tmerrësisht e sikletshme po ndjehet në Romë. Kur Shpirti I Shenjtë të përplaset me shpirtin djallëzor, një vijë do të përshkoj mes për mes që të dy palët të krijohen. Ndarja e madhe do të bier shpejt. Pastaj shumë prej atyre që kanë qënë të mashtruar nga gënjeshtari do të vrapojnë në Krahët e Mi të Shenjtë për mbrojtje.

Unë ju drejtoj gjatë këtyre kohëve të trishtueshme dhe ju kërkoj që të gjithë ju të m'i dorëzoni Mua lotët tuaj dhe Unë do t'ju ngushëlloj në shpirt.

Unë ju bekoj. Unë ju sjell paqen e zemrës. Unë ju mbroj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/14/this-wicked-gesture-during-holy-week-will-be-seen-by-those-who-keep-their-eyes-open/