Kerko Mesazhet ketu

Friday 8 March 2013

Kisha Ime në tokë po sulmohet dhe kjo do të thotë se Trupi Im do të Kryqëzohet përsëri, ashtu si është parathënë

E Dielë, 3 Mars 2013, ora 11:45

Bija Ime fort e dashur, mos u trëmb nga sulmet, që janë shtuar kundër teje, sepse Unë Jam me ty në çdo sekondë për të bërë ty më të fortë. Me trishtim të them se ti do të pësosh shumë abuzime gojore, për shkak të kohës së këtij, Planit Tim të Shpëtimit.

Sepse kjo është koha në të cilën, jo vetëm që Katolikët e zjarrtë do të testohen në besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Meje, por ajo do të jetë gjithashtu një nga sprovat më të mëdha për të gjithë të Krishterët në çdo pjesë të botës. 

Atyre që të akuzojnë ty për herezi, Unë ju them këtë.

Unë, Jezu Krishti, kurrë nuk gënjej, sepse Unë Jam e Vërteta. Unë kurrë nuk do t'ju mashtroja, sepse kjo nuk do të ishte e mundur. Dijeni, ky është 
Trupi Im, e cila është Kisha. Kisha Ime në tokë po sulmohet dhe kjo do të thotë se Trupi Im do të Kryqëzohet përsëri, ashtu si është parathënë. Me këtë, Unë dua të them, se Trupi Im nuk do të jetë më I Pranishëm, në momentin që Eukaristia e Shenjtë është hedhur poshtë nga ministrat në Selinë e Shenjtë të Romës. Kjo do të bëhet një realitet dhe ju duhet t'i ktheni shpinën.

Unë ju kërkoj të luteni për të gjithë fëmijët e Hyjit – të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë, përfshi edhe profetët e rremë të gabuar. Megjithatë, Unë kurrë nuk do t'ju kërkoja të luteni për antikrishtin, sepse kjo nuk është e mundur.

Zgjohuni, të gjithë ju, dhe dëgjoni 
çfarë Unë duhet t'ju them. Ju nuk duhet të shkaktoni panik, dëshpërim apo të humbisni shpresë, sepse kjo paturpësi do të jetë mundimi final, që të gjithë fëmijët e Hyjit do të duhet të dëshmojnë dhe të durojnë përpara se Unë të vij përsëri. 

Ajo do të jetë dita e Lavdisë së Madhe, Gëzimit të Madh dhe Ardhja Ime do të sjelli fundin e të ligut, që e ka dëmtuar tokën.

Në vënd të frikës, gëzohuni. Ju duhet ta prisni 
Ardhjen Time të Dytë me padurim, sepse Unë sjell me Vete, Parajsën e Re, që ju është premtuar.

Kur ju e mbani Kryqin Tim kjo do të jetë gjithmonë e vështirë. Kohët që po jetoni tani, sjellin me vetë një formë kryqëzimi, të cilin shumë nga t
ë Krishterët do ta kenë të vështirë ta durojnë – kaq e madhe do të jetë dhimbja e tyre.

Ata shpirtra të gjorë, që nuk besojnë se Unë flas të Vërtetën, përmes këtyre Mesazheve, duhet ta pyesin veten për këtë. A besoni në Biblën e Shenjtë dhe profecitë e deklaruara brënda kapakëve të tyre? A besoni në antikrishtin dhe zbulimet rreth mashtruesit të rremë i cili do të marri Fronin e Pjetrit përmes mënyrave dinake? Nëse besoni, atëherë pranojeni se kjo është koha që këto ngjarje të shfaqen para syve tuaj. Nuk është për të ardhmen – po ndodh tani. Pranojeni këtë me kurajo dhe ejani tek Unë me besim të plotë, sepse Unë ju dua. Unë kërkoj që ju t'i mbani sytë hapur. Ju nuk duhet të largoheni nga e Vërteta.

Urrejtja tani ka filluar. Kur ju e refuzoni Kupën Time, ju më pengoni Mua të shpëtoj shpirtrat që më duhen për të përfunduar Besëlidhjen e premtuar Atit Tim.


Unë ju bekoj. Unë pres me dëshirë që zemrat tuaja të hapen, dhe që Unë t'ju marr në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/03/my-church-on-earth-is-under-attack-and-this-means-that-my-body-will-be-crucified-again-as-foretold/