E Dielë, 24 Mars 2013, ora 18:06
Bija Ime fort e dashur, kur ti pyetesh prej atyre që më duan Mua, se cili është qëllimi i Misionit tënd, përgjigja jote duhet të jetë – për të shpëtuar shpirtrat tuaj. Kur të përqeshin, të tallin dhe të pyesin se çfarë të jep ty të drejtën të shpallësh Fjalën e Hyjit – përgjigja është, që Jezusi të mund të shpëtoj shpirtrat tuaj.
Pastaj, kur ata që e shpallin tashmë Fjalën Time të Shenjtë, dhe që i ndjekin Mësimet e Mia, të akuzojnë ty për herezi – atëherë përgjigja për ata është kjo. Ju, që jeni besnikë ndaj Krishtit, a nuk mendoni se edhe ju, gjithashtu, jeni mëkatarë në Sytë e Hyjit? A nuk doni edhe ju, gjithashtu, të shpëtoni shpirtrat tuaj?
Mëkati gjithmonë do të qëndroj mes jush dhe Hyjit. Çdo shpirt i vetëm, përfshi edhe mëkatarët më të ngurtë dhe ata mes jush që janë shpirtra të zgjedhur, kurrë nuk do të jeni të lirë nga mëkati, deri kur Unë të vij përsëri. Ju mund të shpengoheni çdo herë që ju i rrëfeni mëkatet tuaja, por shpirti juaj do të mbetet i pastër vetëm për një kohë të shkurtër.
Kurrë mos u ndjeni se nuk keni nevojë për Ushqimin e Jetës. Drita Ime ju tërheq, tani, drejt Meje, përmes këtij Misioni shumë të veçantë. Unë ju dhuroj bekime të mëdha dhe hire të veçanta kur ju i përgjigjeni thirrjes Sime, ndërsa Unë ju drejtoj drejt Mbretërisë Sime të Re – Parajsa Ime e Re.
Ju mund të besoni se Hyji nuk do të kishte nevojë të dërgonte një tjetër profet – se njerëzimi u çlirua nga shtrëngimi i Satanit, pas vdekjes Sime në Kryq, se ju është dhënë tashmë e Vërteta përmes Mësimeve të Mia, dhe se e Vërteta është e përmbajtur në Librin e Atit Tim, Bibla më e Shenjtë. Dhe ju do të kishit të drejtë, por për këtë. Ka akoma më tepër që ju duhet t'i dini pasi profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës nuk janë të njohura për ju. Juve ju është dhënë përmbledhja – dhe prapë shumë nga ju refuzojnë ta pranojnë përmbajtjen e saj. Ju e shpërfillni Librin e Zbulesës dhe nuk keni asnjë dëshirë ta kuptoni atë.
Misioni Im nuk është për t'ju dhënë një Bibël të re, sepse kjo nuk mund të jetë, pasi Libri i Atit Tim përmban gjithë të Vërtetën. Detyra Ime, në një botë, që është e zhytur në paganizëm, është që nga njëra atë t'ju kujtoj mbi të Vërtetën, dhe nga ana tjetër, është Dëshira Ime për t'i pregatitur shpirtrat tuaj, për kohën e Ardhjes Sime të Dytë.
Shumë nga ju thonë se më nderojnë Mua, por shumë janë larguar nga e Vërteta. Shumë nuk besojnë në Satan apo në ekzistencën e Ferrit, dhe si të tillë, nuk e marrin mëkatin seriozisht. Ju jeni çuar drejt një gabimi tepër të rëndë përmes tolerancës për mëkatin. Dhe tani gabimet më të rënda do të kryhen, përmes të gjitha Kishave të Krishtere, kur mëkati do të hidhet mënjanë. Ju do të çoheni drejt një doktrine mashtrimi. Ky është një plan i sajuar nga i Ligu për t'ju larguar nga Unë.
Për arsyen se Prania Ime Hyjnore, Trupi Im dhe Gjaku Im, ndodhen në çdo Faltore në botë – ju keni qënë të aftë ta luftoni mëkatin. Por tani, kur plani për të hequr Eukaristinë e Shenjtë do të kryhet, ju do të mbeteni të pambrojtur.
Prandaj dhe Unë ju zbuloj të Vërtetën e asaj që do të vij, që Unë të mund t'ju pregatis. Për arsyen se Unë ju Dua, ju bëj thirrje tani.
Kur gabimet të ekspozohen, atëherë ju do ta kuptoni se sa shumë ju duhet të mësoni dhe se si krenaria ju ka penguar të pranoni Dorën Time të Mëshirës dhe se jeni asgjë pa Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/24/my-mission-is-not-to-give-you-a-new-bible-for-that-could-never-be-as-my-fathers-book-contains-the-whole-truth/