E Dielë, 17 Mars 2013, ora 18:50
Bija Ime fort e dashur, ky është një Mesazh për priftërinjtë dhe të gjithë ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që kanë dhënë jetën e tyre ndaj Shërbimit Tim të Shenjtë.
Shërbëtorët e Mi të dashur, Unë dëshiroj që ju t'i bindeni Ligjeve të Kishës dhe atyre ndaj të cilëve ju duhet të tregoni bindje në Emrin Tim të Shenjtë. Ju kurrë nuk duhet të braktisni detyrat tuaja ndaj Kishës dhe ju duhet të vazhdoni të më shërbeni Mua si gjithmonë.
Ju lutem t'i administroni të gjitha Sakramentet, si më parë, por madje me më shumë kujdes. I kryeni, si gjithmonë, detyrat tuaja të shenjta. Detyra juaj është ndaj fëmijve të Hyjit dhe ju duhet ta udhëhiqni grigjën tuaj. Qëndroni besnik ndaj Mësimeve të Mia gjatë gjithë kohës.
Nuk do të jeni ju, shërbëtorët e Mi të shtrenjtë, të cilët do ta braktisin Kishën Time në tokë. Nuk do të jetë përmes veprimeve tuaja që Ligjet brënda Kishës Sime do të ndryshojnë për të mbështetur doktrinat e reja.
Ju do të qëndroni besnik ndaj shërbimeve të Kishës Sime dhe do të kryeni detyrat tuaja deri në ditën e tmerrshme. Kjo do të jetë dita kur Mesha Ime e Shenjtë do të ndryshoj përtej njohjes. Do të jenë armiqtë e Hyjit, të cilët e kanë infiltruar Kishën Time në tokë, ata që do t’ju shtyjnë ju larg Meje.
Kur ata të prezantojnë Meshën e re, atëherë ju do të mbeteni pa asnjë zgjedhje, sepse do ta dini se ajo nuk ofron më Eukaristinë Më Të Shenjtë. Do të jetë atëherë kur e Vërteta do t'ju zbulohet më në fund, edhe pse do të jeni të vetëdijshëm për shenjat para kësaj.
Shenjat do të përfshijnë mënyra të reja të çuditshme për përshtatjen e lutjeve; Satani nuk do të mohohet më dhe Sakramentet do të manipulohen për të përfshirë fe të tjera. Ju do të viheni në merak, por prapë ju do të ndjeni një detyrim për të qëndruar besnik ndaj Kishës Sime.
Do të jetë atëherë kur Ekzistenca e Kishës Sime në tokë do të jetë i vetmi mjet i mbijetesës suaj nëse do të mbeteni besnik ndaj Mësimeve të Mia. Kur Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe Mesha Ime e Shenjtë kanë ndryshuar, ju nuk duhet të mashtroheni. Nëse nuk i përmbaheni Ligjeve të Mia, atëherë ju do të më tradhëtoni Mua.
Për kishat e tjera të Krishtere, Unë ju paralajmëroj se ky infektim do të përhapet gjithashtu edhe në kishat tuaja. Me kalimin e kohës, do të bëhet e vështirë për ju të nderoni Mësimet e Mia në mënyrën që ju dhanë botës. Të gjithë të Krishterët do të vuajnë nën sundimin e profetit të rremë dhe bashkpuntorit të tij, antikrishtit, fytyra e të cilit do të rrezatoj në mbarë botën së shpejti, si lideri me më influencë i të gjitha kohërave.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/17/a-message-for-priests-and-all-those-sacred-servants-of-mine-who-have-given-their-lives-to-my-sacred-service/