Bija Ime fort e dashur kur Judas Iskariot më tradhëtoi Mua, ai e mbajti Kokën Time dhe më puthi në faqe. Kur ata që e udhëheqin Kishën Time thonë se më duan Mua, dhe pastaj më tradhëtojnë Mua, ju do ta shikoni, qartë, puthjen e tyre të tradhëtisë.
Tek Këmbët e Mia ata nuk do të bien. Nuk do të jenë Këmbët e Mia që ata puthin, por të atyre shërbëtorëve të Mi, ndjekësve të Mi, mëkatarëve të Mi.
Të tregosh shqetësim për nevojat e njerëzve është e admirueshme. Por kur ju përkrahni mirëqënien fizike të nevojave të njeriut mbi nevojat e tyre shpirtërore nuk jam Unë, Jezu Krishti, ai që ju ndiqni.
Humanizmi nuk është Krishtërim. Të jeni të Krishterë do të thotë ta dorëzoni gjithçka tek Unë, ta braktisni veten në përulësi të plotë tek Këmbët e Mia. Kjo do të thotë të më lejoni Mua t'ju udhëheq. Kjo do të thotë bindje ndaj Ligjeve të Mia dhe të bëni gjithçka të mundeni për të treguar shëmbullin e Dashurisë Sime për ju të gjithë. Sot Unë u tradhëtova.
Nuk do të kaloj shumë kohë, kur ju mund, dhe do të mashtroheni sepse menjëherë sa Shtëpia e Hyjit të sulmohet nga brënda, asgjë tjetër veçse trazira do të pasojnë. Ju duhet të merrni Kryqin tuaj dhe të më ndiqni Mua sepse së shpejti do t'ju mbyllen sytë dhe do të pengoheni dhe do të bini në errësirë.
Pa Dritën e Hyjit ju nuk do të jeni në gjëndje të shikoni.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/29/not-at-my-feet-will-they-fall-it-will-not-be-my-feet-they-kiss-but-those-of-my-servants-my-followers-my-sinners/
Pa Dritën e Hyjit ju nuk do të jeni në gjëndje të shikoni.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/29/not-at-my-feet-will-they-fall-it-will-not-be-my-feet-they-kiss-but-those-of-my-servants-my-followers-my-sinners/