Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 5 March 2013

Eukaristia Ime e Shenjtë duhet akoma të merret nga ju. Ju nuk duhet të ndaloni Sakrificën tuaj ditore, pasi nuk do të jeni ju ata që do të detyrohen të marrin këtë vendim

E Mërkurë, 27 Shkurt 2013, ora 15:30

Bija Ime fort e dashur, Meshat ditore do të vazhdojnë për disa kohë dhe Unë i kërkoj të gjithë ndjekësve të Mi të vazhdojnë t'i ndjekin ato, si më parë.

Eukaristia Ime e Shenjtë duhet akoma të merret nga ju. Ju nuk duhet të ndaloni Sakrificën tuaj ditore, pasi nuk do të jeni ju ata që do të detyrohen të marrin këtë vendim. Ajo do të deklarohet të bëhet një lloj i ndryshëm i sakrificës ndaj Hyjit dhe ju do ta dini, në çast, kur kjo të ndodhi, sepse praktika e Meshës së Shenjtë do të ndalohet nga profeti i rremë.

Në vënd të Meshës së Shenjtë do të jetë një ritual pagan p
ër një-botë dhe ju, ndjekësit e Mi të dashur, të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë do ta dalloni atë, për çfarë do të jetë.

Ju kurrë nuk duhet ta braktisni Kishën që Unë i dhurova botës, e cila është e bazuar mbi Mësimet e Mia, dhe Sakrificën e vdekjes Sime në Kryq, që ju është dhuruar me Dhuratat më të Shenjta.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni Kisha Ime. Priftërinjtë dhe klerikët e Mi të dashur, të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, kurrë nuk do të më braktisin Mua. As edhe nuk do t'ju braktisin juve. Dhe prandaj, Kisha Ime do të jetoj, pasi ajo kurrë nuk mund të vdesi. Kisha është Trupi Im në tokë, dhe për këtë, ajo kurrë nuk mund të shkatërrohet. Prapë ajo do të shtypet, torturohet dhe përbuzet dhe pastaj do të hidhet në shkretëtirë për të humbur.

Ndërkohë kur çdo përpjekje për të shkatërruar çdo copës të fundit të jetës së saj do të bëhet nga armiqtë e Mi, Kisha Ime do të ngrihet përsëri. Por dijeni, ajo kurrë nuk do të vdesi, edhe pse mund të duket se është e tillë.

Kisha Ime në tokë do të zvogëlohet në numër dhe do të bëhet, edhe pse jo për fajin e vet, ushtria e mbetur.

Famulltari Im i Vërtetë, i shpërfillur, do të luftoj për të udhëhequr fëmijët e Hyjit sipas mundësisë së tij më të mirë. Do të jem Unë, Jezu Krishti, që do t'ju udhëheq, do t'ju ngre dhe do t'ju shpëtoj nga djallëzia, që do t'ju imponohet; një djallëzi e cila do të ketë një fund të papritur dhe të tmerrshëm, për të gjithë ata që mbajnë anën e antikrishtit dhe skllevërve të tij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/27/my-holy-eucharist-must-still-be-received-by-you-you-must-not-stop-your-daily-sacrifice-as-it-will-not-be-you-who-will-be-forced-to-make-this-decision/