E Hënë, 18 Mars 2013, ora 19:35
Bija Ime, ti kurrë nuk duhet ta vësh në dyshim rëndësinë e këtij Misioni apo të lejosh sulmet mbi ty që ta largojnë vëmëndjen nga Biri im i dashur.
Është prej Dashurisë dhe Mëshirës së Birit tim që Ai i zbulon botës planet e të ligut për të rrëmbyer shpirtrat para orës së fundit. Ky plan djallëzor është krijuar për një kohë shumë të gjatë dhe do të imponohet mbi fëmijët e Hyjit nga forcat Masonike, besnikëria e të cilëve është ndaj të ligut.
Askush të mos ketë ndonjë dyshim mbi profecitë e zbuluara nga unë, Nëna juaj, tek vizionarët dhe profetët nëpër shekuj. Fëmijë, ju nuk duhet të trëmbeni. Por ju duhet të jeni me shpresë dhe të gëzoni sepse koha për Qiellin e Ri dhe Tokën e Re është afër dhe fëmijët e Hyjit përfundimisht do ta heqin qafe të ligun, që secili prej jush e ka dëshmuar gjatë gjithë jetës suaj.
Kjo kohë është parathënë në Librin e Atit tim, dhe për këtë arsye, ju duhet ta pranoni të Vërtetën e përmbajtjeve të Librit të Zbulesës. Nëse ju nuk e pranoni Librin e Zbulesës, e dhënë Gjonit, atëherë ju nuk mund të thoni se e pranoni pjesën tjetër të Librit – Biblën Më Të Shenjtë.
Shumë prej çfarë do të vij do të jetë e vështirë dhe e dhimbshme, sepse përçarja në botë e sjellë nga Gogë dhe Magogë do t’i copëtoj familjet në dysh. Intrigat djallëzore dhe planet mashtruese, të krijuara nga profeti i rremë dhe antikrishti, do të jenë mashtrimi më i madh që kur Farizenjtë e mohuan Birin tim. Kur ata, Farizenjtë, e mohuan Birin tim, ata e penguan të Vërtetën t'ju jepej fëmijve të Hyjit. Kjo e zvogëloi numrin dhe ndjekësit e Birit tim, gjatë kohës së Tij në tokë, dhe i pengoi ata të bëheshin të Krishterë.
E njëjta gjë do të jetë e vërtetë për këta të dy që do të mbartin imazhin e mirësisë, por që do t'i çojnë shumë nga fëmijët e Hyjit në udhë të gabuar. Ata do të verbojnë shumë ndaj të Vërtetës, ndërsa ndryshimet e vrullshme, që ata do të krijojnë, përgjatë sundimit të tyre, do t'i shkëpusin njerëzit nga Ligjet e Hyjit.
Fëmijve të Hyjit do t'ju thuhet se ligësia është e pranueshme dhe se disa mëkate nuk janë fyese ndaj Hyjit. Njerëzit do t'i besojnë ata dhe, si rezultat, do t'i kthejnë shpinën Hyjit.
Lutuni, lutuni, lutuni që regjimi i tyre të jetë i shkurtër dhe se e Vërteta do të triumfoj, që Kisha e Birit tim në tokë të mbetet e pacënuar.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/18/mother-of-god-the-division-in-the-world-to-be-brought-about-by-gog-and-magog-will-split-families-in-two/