Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 30 March 2013

Së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do t’i udhëzoj fëmijët e Hyjit nga vëndi i tij i dëbimit

E Premte, 29 Mars 2013, ora 08:45

Mesazhi i dytë për të Premten e Madhe

Bija Ime e dashur, historia do të bëhet sot. Ndërsa Vuajta Ime po  festohet, në të vërtetë, ajo përfaqëson Kryqëzimin e Kishës Katolike.

Në ditët që çuan drejt tradhëtisë Sime në Kohën Time në tokë, priftërinjtë e asaj dite u përpoqën me çdo mënyrë që mundeshin për të provuar dhe vërtetuar se Unë isha fajtor për herezi.

Ata morën çfarë Unë u kisha mësuar – Fjalën e Hyjit – dhe e shtrembëruan atë. Thashethemet që ata përhapnin më pas përmbanin gënjeshtra dhe ata thanë se Unë po përpiqesha t'i largoja njerëzit nga Mësimet e Vërteta të Kishës. Ata predikonin nëpër Tempuj për t'i paralajmëruar njerëzit të qëndronin larg nga Unë, nga frika se mos fyenin priftërinjtë e lartë. Ata ishin paralajmëruar se, nëse vazhdonin të përhapnin Mesazhet e Mia, ata do të flakeshin tutje, si leprozë, nga Tempulli I Shenjtë. Në disa raste, dishepujve të Mi ju thanë se do të pësonin ndëshkime fizike dhe se do të arrestoheshin.

Ndërsa ata blesfemonin kundër Shpirtit të Shenjtë – ata e mohonin se Unë flisja të Vërtetën dhe thanë se Fjala Ime ishte nga Satani – ata vazhdonin të adhuronin Zotin nëpër Tempujt. Të veshur me rrobat e Mbretërve, ata luftonin për vëndin e tyre mbi altar në Tempull. Të gjithë shërbëtorët e ulët detyroheshin të qëndronin në këmbë me orë të tëra ndërsa ata uleshin në karriget, që ishin të zbukuruara për Mbretër. Altari ishte kaq i mbushur me liderat në Kishë sa njerëzit e zakonshëm ishin të paqartë. Ata ishin të detyruar t'i bënin nderime Hyjit duke u imponuar të nderonin shërbëtorët e Hyjit me postet më të larta. Priftërinjtë e lartë, kërkonin respekt nga ata që vinin në Tempull. Nga jashtë ata shfaqnin të gjitha shenjat e dashurisë dhe përulësisë, të cilat priteshin prej tyre, dhe prapë, ata visheshin dhe silleshin si zotërinj në Shtëpinë e Atit Tim, në vënd të shërbëtorëve që ata duhej të ishin.

Njerëzit kishin frikë se fyenin Farizenjtë kur ata më ndiqnin Mua. Priftërinjtë kërcënoheshin dhe paralajmëroheshin se, nëse nuk ndalonin së përhapuri Fjalën Time, atyre do t'ju hiqeshin titujt e tyre. Njerëzit e zakonshëm e dinin se nëse do të kapeshin duke përhapur Mësimet e Mia fati i tyre do të ishte shumë më i keq.

Kryqëzimi i Trupit Tim në tokë përfundoi pjesën e parë të Besëlidhjes me Atin Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Kryqëzimi i Trupit Tim Shpirtëror – Kisha Ime në Tokë – fillon sot, fillimin e persekutimit final, ndërsa plani Masonik për të shkatërruar Shtëpinë Time, tani do të bëhet i qartë tek të gjithë ata që e njohin të Vërtetën.

Historia tani do të përsëritet, por e Vërteta nuk do të mohoet. Ata që do të më mohojnë Mua, prapë do të kthehen tek Unë në kohë. Ata që e dinë se profecitë e parathëna – se Kisha Ime do të jetë shënjestra finale për të pastruar botën nga të gjitha gjurmët e Mia, Jezu Krishtit – po ndodhin tani, do të më ndjekin Mua në ushtrinë Time të mbetur. Ata do të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Mia deri në ditët e fundit.

Askush nuk mund ta ndaloj përhapjen e Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Askush.

Mbizotërimi në Shtëpinë e Pjetrit do të jetë i shkurtër dhe së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do t’i udhëzoj fëmijët e Hyjit nga vëndi i tij i dëbimit. Pjetri, Apostulli Im, themeluesi i Kishës Sime në tokë, do ta udhëzoj atë në ditët e fundit të vështira, kur Kisha Ime lufton për Jetën e saj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/29/soon-my-beloved-pope-benedict-will-guide-gods-children-from-his-place-of-exile/