E Mërkurë, 13 Mars 2013, ora 21:20
Bija Ime fort e dashur, Unë jam dënuar me vdekje për herën e dytë. Fyerja për vendimin e marrë në Romë, që ti e dëshmove sot, më copëton Mua në mes.
Kur Unë qëndrova para egzekutuesve të Mi, i akuzuar për herezi dhe që guxova të flisja të Vërtetën, apostujt e Mi ja mbathën dhe nuk mund të gjendeshin askund. Ata që më ndoqën Mua dhe i pranuan Mësimet e Mia më tradhëtuan Mua kur Fjala Ime u kundërshtua nga ata në pozitë. Ata filluan të humbisnin besimin tek Unë dhe filluan të kishin dyshime për Mua.
Disa prej ndjekësve të Mi besuan në krimet e herezisë, për të cilat Unë u akuzova, dhe se ata ishin të justifikuar. Kaq të fuqishëm ishin akuzuesit e Mi – njerëz në vëndet e larta, të veshur me rroba joshëse dhe që ecnin dhe flisnin me një farë autoriteti të vërtetë – sa fare pak i dyshonin ata.
Unë u hetova, u sfidova, u talla, u poshtërova, u vura në lojë dhe u përqesha se flisja të Vërtetën. Njerëzit përuleshin para këtyre sunduesve – njerëz me zëra të fuqishëm dhe me një autoritet që kurrë nuk u vu në pyetje. Zëri Im u bë si një përshpërimë në mes ulërimave të akuzuesve të Mi.
“Heretik” – bërtisnin ata. Ata thoshin se Unë flisja me një gjuhë djallëzore, se Unë blasfemoja kundër Hyjit dhe se Unë doja të shkatërroja kishën e tyre. Dhe prandaj, ata më vranë Mua me gjakftohtësi.
Nuk do të jetë aspak ndryshe tani kur Unë provoj ta bëj Zërin Tim të dëgjohet, kur Unë përpiqem të paralajmëroj të gjithë fëmijët e Hyjit për ngjarjet, për të cilat të kam folur ty, bija Ime, gjatë këtyre dy viteve të fundit. Fjala Ime do të trajtohet me përbuzje. Fjala Ime do të vihet në pyetje. Dyshimet do të dalin dhe, përsëri, apostujt e Mi do t’ja mbathin duke më lënë Mua tek ujqërit.
Mos u gënjeni, e Vërteta ju është zbuluar. Unë ju kam thënë ju, ndjekësit e Mi, se si do të mashtroheni. Kjo do të jetë shumë e vështirë për ju sepse ju do të vini në pyetje këtë mashtrues i cili ulet në Shtëpinë e Atit Tim.
Papa Benedikti XVI Im i dashur u persekutua dhe u largua, ashtu si ishte parathënë. Unë nuk e kam zgjedhur këtë person, i cili deklaron se vjen në Emrin Tim.
Ai, Papa Benedikti, do t'i udhëheqi ndjekësit e Mi drejt të Vërtetës. Unë nuk e kam braktisur atë dhe Unë do ta mbaj atë pranë Zemrës Sime dhe do t'i jap atij ngushëllimin që i duhet në këtë kohë të tmerrshme.
Froni i tij është vjedhur. Por jo fuqia e tij.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/13/his-throne-has-been-stolen-his-power-has-not/