Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 28 March 2013

Ju duhet t’i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time

E Martë, 26 Mars 2013, ora 21:17

Bija Ime fort e dashur, ky Mesazh është për botën. Është për t
ë Krishterët e çdo besimi, për Hebrenjtë dhe të gjitha ato fe që deklarojnë Atin Tim të Gjithpushtetshëm, Hyji Më I Larti.

Ky Mesazh është gjithashtu edhe për ata që nuk besojnë në Hyjin Atë, apo Mua, Birin e Tij të vetëm lindur. Është gjithashtu edhe për ata që nuk duan t'ja dinë se çfarë jete vijon më pas dhe mospërfillja e të cilëve do të thotë se ata nuk mund ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit.

Përmes këtyre Mesazheve ju po paralajmëroheni për rrezikun ndaj të ardhmes dhe mirëqënies tuaj, me qëllim që Unë t'ju sjell të gjithëve ju në Parajsën e Re, e cila u krijua për ju kur Qielli dhe Toka do të bashkohen në një. Kjo Mbretëri është e kompletuar dhe Portat do të hapen tek secili prej jush. Kjo Dhuratë e bukur, ku ju do të jetoni në trup të përkryer, mëndje dhe shpirt, vjen nga Hyji I Gjithpushtetshëm, I Cili e krijoi botën.

Koha për dëbimin tuaj në tokë është pothuajse drejt fundit. Nuk do t'ju duhet më të duroni dhimbjen e mëkatit, që krijon trazira në çdo pjesë të botës. Urrejtja, që mbahet e gjallë përmes infektimit të Satanit në botë, nuk do të ekzistoj më. Kur urrejtja të jetë zhdukur, i ligu nuk do ta njollosi më Krijesën e përkryer të Hyjit. Planeti i Tij, Dhuratat e Tij të Natyrës, Mbrojtja e Tij dhe Dashuria e Tij do të ripërtërihen për t'ju dhënë një jetë të përjetshme ku vdekja nuk është e mundur.

Jeta në tokë, ashtu si është tani, kurrë nuk do t'ju kënaqi ndërsa Satani sundon. Sundimi i tij është pothuajse drejt fundit, por ata që ai infekton do të vazhdojnë të përhapin mëkatin duke i tërhequr shpirtrat e pafajshëm, dhe ata jo aq të pafajshëm, në thellësitë e dëshpërimit. Ky infektim do të vazhdoj deri sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të merren dhe t'i paraqiten bishës e cila do t'i konsumoj ata.

Unë do të vij së shpejti, më në fund, ashtu si është profetizuar herën e dytë, për t'ju sjellë shpëtimin final dhe t'ju dhuroj Çelësin e Mbretërisë Sime të Premtuar. Mbretëria Ime do të zbresi nga qiejtë për t'u parë nga bota para se të bier trumpeta finale. Kur trumpetat të bien, vetëm ata që më lejuan Mua t'i shpëtoj dhe ata që ishin të vërtetë ndaj Fjalës së Hyjit do të merren. Prandaj dhe ju nuk duhet ta lejoni krenarinë t'ju verboj ndaj Thirrjes së Hyjit në këtë kohë. Ky Mision u krijua nga profecitë e para fare të dhëna racës njerëzore nga Hyji. Të jeni mirënjohës që, prej Mëshirës së Hyjit, juve ju është dhënë kjo Dhuratë e Madhe. Kurrë mos e lejoni krenarinë t'ju verboj ndaj Pranisë Sime Hyjnore, sepse kjo do të jetë 
çfarë do t'ju shkëpusi nga Mëshira Ime.

Unë ju pregatis tani, vetëm që Unë të mund të shpëtoj gjithë njerëzimin dhe jo vetëm të zgjedhurit që më shërbejnë Mua me përulësi të madhe. Unë ju dua të gjithëve ju, pavarësisht se çfarë besoni. Ati Im e ka planifikuar këtë Mision me qëllim që të hapi zemrat tuaja që të mund t'ju tregohet e Vërteta në kohë, para Ditës së Madhe kur Unë të vij për të Gjykuar.

Dhurata e Shpirtit të Shenjtë vazhdon të hidhet mbi këtë Mision dhe të mbuloj të gjithë shpirtat – sidomos ata që me kokfortësi më kthjenë Mua shpinën. Beteja për shpirtat është mes Mbretërisë Sime dhe humnerës së tmerrshme mbi të cilën bisha sundon. Ju duhet t'i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time. Nuk ka rëndësi se nga dalin këto fyerje, por ju kurrë nuk duhet t'i pranoni ato në Emrin Tim të Shenjtë.

Tani është koha e mashtrimit të madh dhe Unë ju bëj thirrje t'i luteni Hyjit për mënçurinë për të kuptuar se çfarë vjen me të vërtetë nga Unë dhe çfarë nuk vjen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/26/you-must-keep-your-eyes-open-to-anything-which-insults-my-divinity/