E Enjte, 28 Shkurt 2013, ora 23:50
Bija Ime më e dashur, këto ditë, që po afrohen, sjellin me vete një errësirë të tmerrshme dhe dëshpërim, një gjë e cila kurrë nuk ka qenë dëshmuar në jetën tuaj.
Kjo errësirë do të jetë e shpirtit dhe do të shkaktohet nga boshllëku i atyre shpirtrave që ndjekin antikrishtin dhe profetin e rremë. Dhimbja e shpirtit, të cilën ata do ta ushtrojnë mbi të Krishterët, të cilët do të refuzojë të dëgjojnë herezinë, do të jetë e vështirë për t'u duruar.
Unë vetëm ju them këtë, që ta dini në zemrat tuaja, se dhimbja e refuzimit që ju ndjeni do të jetë sepse ju, duke e mbështetur Fjalën Time të Shenjtë, do të vuani në Emrin Tim.
Ju kurrë nuk duhet t'i vini në pyetje kërkesat e mëdha, që do të bëhen mbi ju, apo të humbisni mirëbesimin, sepse do të jem Unë, Mbreti juaj, I Cili e ka Fuqinë të siguroj që ju mund ta duroni këtë. As edhe nuk duhet të dyshoni ndonjëherë se kjo Ushtria e Mbetur, pjesë e të cilës ju do të bëheni tani për të qëndruar besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, është parathënë.
Mos i dëgjoni ata që do të përpiqen t'ju thonë se ju nuk duhet të besoni në këto, Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, sepse ata janë mashtruar. Ju duhet të luteni për ata që nuk do ta kenë forcën apo Shpirtin e dijes dhe që do të zgjedhin kthesën e gabuar në rrugë. Shumë që do të ndjekin profetin e rremë, do të përpiqen t'ju tërheqin edhe juve drejt të njëjtës rrugë.
Vëllai do të luftoj vëllain dhe motrën, babai kundër birit, nëna kundër bijës – të gjithë në kërkim për të ndjekur të Vërtetën, por sa shumë nuk arrijnë të shikojnë gabimet e mësimeve të profetit të rremë dhe do të jenë të humbur për Mua.
Do të jenë vetëm trimat dhe guximtarët mes jush, të cilët më duan Mua më shumë, ata që do të udhëheqin ushtrinë Time drejt shpëtimit. Ata do të sjellin me vetë miliarda shpirtra, nën Drejtimin Tim, drejt shpëtimit. Prandaj dhe ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/28/it-will-only-be-the-brave-and-courageous-amongst-you-who-love-me-the-most-who-will-lead-my-army-towards-salvation/