Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 13 March 2013

Në kohën kur e Premtja e Madhe të vij shumë shpirtra do të fillojnë të kuptojnë se Paralajmërimi Im për njerëzimin është i pashmangshëm në botë

E Shtunë, 9 Mars 2013, ora 21:45

Bija Ime fort e dashur, në kohën kur e Premtja e Madhe të vij shumë shpirtra do të fillojnë të kuptojnë se Paralajmërimi Im për njerëzimin është i pashmangshëm në botë.

Menjëherë sa 
paturpësia do të dëshmohet, e Vërteta e këtyre Mesazheve do të kuptohet me të vërtetë.

Mblidhini njerëzit tuaj së bashku, bashkohuni në lutje, sepse një re e zezë do ta mbuloj tokën. Ndëshkimet do të bien mbi njerëzimin ndërsa ajo zhytet në humnerën e indiferencës dhe mosinteresit, ndaj Fjalës së Hyjit.

Ata që i kanë kthyer shpinën Dhuratave të dhëna njerëzimit, me vdekjen Time në Kryq, do të zgjohen dhe do të shikojnë se sa të shëmtuar shpirtrat e tyre shfaqen para Syve të Mi.

Shpejt ata do ta shikojnë se ju është dhënë vetëm një kohë e shkurtër për t’u penduar. Sepse durimi Im është i madh, por trishtimi Im është i thellë. Kaq të hidhura janë zemrat e tyre, sa ata jo vetëm që më refuzojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur, por i mohojnë vetes Dhuratat, të cilat Unë i bëj të vlefshme për ata falas.

Sa janë mashtruar ata të besojnë në iluzionet e tyre të rreme se bota është e tyre për ta jetuar, ashtu si ata e zgjedhin, pa asnjë preokupim për të ngadalësuar, në ndjekjen e kënaqësive të tyre. Kjo botë nuk do t'ju përkasi më atyre për ta marrë, sepse ky është vetëm një vënd i përkohshëm. Së shpejti ata do ta gjejnë veten në një vënd tjetër dhe, për shumë prej tyre, nuk do të jetë në Parajsën Time të Re.

Ndërhyrja Ime është afër dhe Plani Im për të shpëtuar botën së shpejti do të bëhet plotësisht i njohur. Krenaria është armiku juaj më i madh dhe është gabimi më i madh i Satanit. Kur dikush e bën me faj një tjetër, e qorton një tjetër dhe e ngre gishtin në akuzë kundër një tjetri, në Emrin Tim, ata kanë rënë viktimë ndaj mëkatit të Satanit.

Do të jetë mëkati i krenarisë, që do të jetë rrënimi i njerëzimit, dhe që do të fundosi shumë shpirtra në flakët e Ferrit.

Mos bini viktimë e këtij mallkimi të të ligut dhe qëndroni të heshtur nëse nuk jeni dakord me një tjetër që bërtet fortë kundër Meje, me gënjeshtra që dalin nga gojët e tyre, madje edhe kur e dini se ata nuk flasin të Vërtetën. Ju duhet t'i ulni sytë dhe thjesht shpallni Fjalën Time.

Më mbroni Mua vetëm duke i deklaruar botës se çfarë ju dini mbi Planin Tim për të shpëtuar shpirtrat. Madje edhe kur ata shpirtra, që besojnë se njohuritë e tyre për Mua ju japin atyre të drejtën të bëjnë me faj të tjerët dhe të kërkojnë përgjigje nga ju, ju kurrë nuk duhet të më mbroni Mua përmes argumentave.

Shumë ngjarje në botë do të trondisin pjesën më të madhe të njerëzimit, së shpejti. Madje dhe njerëzit me aspak interes, që e jetojnë jetën e tyre në një boshllëk të abmicjes materiale, me fare pak kohë për çështjet shpirtërore, do të fillojnë të kuptojnë se ka shumë ndryshime. Ata do ta dinë se këto ndryshime janë përtej aftësisë së tyre për të kuptuar dhe kjo do t’i çoj ata të bëhen më të hapur ndaj Fjalës së Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/09/by-the-time-good-friday-arrives-many-souls-will-begin-to-realize-that-my-warning-to-humanity-is-upon-the-world/