Kerko Mesazhet ketu

Monday 4 March 2013

Një nga liderat e tjerë politikë, për të cilin Unë fola disa kohë më parë, do të vritet së shpejti

E Martë, 26 Shkurt 2013, ora 22:00

Bija Ime fort e dashur, një nga liderat e tjerë politikë, për të cilin Unë fola disa kohë më parë, do të vritet së shpejti.

Unë dëshiroj që ti të zbulosh, tek të gjithë, se kush është ky person, që më pas, përmes provës të dhënë ty dhe të tjerëve, sa më shumë njerëz do ta pranojnë të Vërtetën e Mesazheve. Ky shpirt i gjorë i shpëtoi vdekjes, disa kohë më parë, por popullariteti i tij i ri do ta vërë atë në rrezik. Ai është një kundërshtar i forcave masonike dhe ata nuk do ta tolerojnë udhëheqjen e tij më gjatë.

Kur ju, ndjekësit e Mi, i shikoni profecitë e dhëna tek një shpirt i zgjedhur që të ndodhin, ju do ta kuptoni se ata flasin të Vërtetën dhe se ajo ju është dhënë atyre nga Qielli, sepse ata do të ishin të paaftë ta sajonin atë.

Është dëshira Ime t'ju vërtetoj atyre që i qortojnë Mesazhet e Mia, se jam Unë, Jezu Krishti juaj i dashur, I Cili i flet botës përmes kësaj profeteje. Ndërsa më sjell Mua gëzim të madh kur shikoj se sa shumë ju më doni Mua dhe i ndiqni lutjet që ju jepen nga Qielli, janë skeptikët që Unë kam nevojë t'i pushtoj.

Shumë shpejt një përçarje do të ndodhi në Evropë, e gjitha do të ketë lidhje me Evropën e Bashkuar dhe shtetin në të cilin ndodhet Froni i Pjetrit. Kjo do të çoj në një luftë, e cila do të jetë një luftë e llojit të ndryshëm nga luftrat e tjera. Por ajo do të jetë e ashpër.

Njerëzit do të ngrihen kundër njëri tjetrit në Gjermani, Itali dhe Francë. Ju duhet të luteni që ndjekësit e Mi të qëndrojnë të fortë dhe të siguroni që Grupet e Lutjes ‘Jezusi për Njerëzimin’ të ngrihen sa më shpejt në këto shtete.

Koha ka ardhur për Mua, Jezu Krishtin, Qengji I Hyjit, të zbuloj më shumë informacione të përmbajtura tek Vulat. Unë do ta bëj këtë me kujdes, pasi ju duhet të pregatiteni si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht.

Si një Zot i Drejtësisë, Unë do të siguroj se Unë do t'ju drejtoj të gjithëve dhe ju bekoj me Forcën Time ndërsa secila shtresë shpaloset njëra pas tjetrës.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/26/one-of-the-other-political-leaders-about-whom-i-spoke-some-time-ago-will-soon-be-assassinated/