Kerko Mesazhet ketu

Thursday 14 March 2013

Nëna e Shpëtimit: Grupet e Kryqëzatës së Lutjeve do të shpëtojnë miliarda shpirtra

E Dielë, 10 Mars 2013, ora 18:00

Bija ime e dashur, në këtë kohë ti do të ndjehesh akoma më e vetmuar dhe e izoluar kur Fjala e Shenjtë e Hyjit do të bërtasi fort për të paralajmëruar njerëzimin mbi domosdoshmërinë e pregatitjeve për shpirtrat e tyre.

Fëmijë, tani është koha që ju duhet t'i kërkoni Birit Tim të dashur ta forcoj guximin tuaj gjatë ditëve, muajve dhe viteve të errëta që do të vijojnë. Ju duhet të gëzoni sepse kaq shumë shpirtra, të frymëzuar nga Shpirit i Shenjtë, i janë përgjigjur thirrjes së Birit Tim, Jezu Krishtit. Ai ju do të gjithëve ju kaq shumë sa kjo më sjell mua lotë gëzimi, Nënës së Tij të dashur. Si Ai do ta përhapi Mëshirën e Tij është e pakuptueshme për ju dhe Ai do të sjelli më pranë Zemrës së Tij, edhe ata që e përbuzin Atë.

Nuk do të jetë gjatë para Ardhjes së Tij të Dytë të madhe, prandaj ju duhet t'i jepni Lavdi Hyjit. Për t'u pregatitur ju duhet të merrni Rrëfimin sa më shpesh të jetë e mundur dhe të vazhdoni të luteni për shpirtrat.

Ndërsa Hyji është I Gjithpushtetshëm dhe Lavdia e Tij do të kuptohet tani plotësisht, kur ju të dëshmoni Ardhjen e Tij të Dytë, ju, Ushtria e Tij e Mbetur, duhet ta ndihmoni Atë në planin e Tij për të shpëtuar njerëzimin.

Grupet e Kryqëzatës së Lutjeve do të shpëtojnë miliarda shpirtra dhe, prandaj, ju duhet të përhapeni dhe të shumfishoheni. Hiret e Zotit po hidhen mbi të gjithë Fëmijët e Tij që marrin pjesë në këto grupe lutjesh. 
Ata do të jenë mburoja, e cila do të mbroj njerëzimin nga persekutimi i planifikuar nga antikrishti.

Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë. Qëndroni në Hirin e Zotit gjatë gjithë kohës dhe vazhdoni të ndiqni udhëzimet e Birit tim. Ai kurrë nuk do t'ju braktisi, kaq e madhe është Dashuria e Tij për ju.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/10/mother-of-salvation-the-crusade-prayer-groups-will-save-billions-of-souls/