Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 6 November 2012

Hyji Atë: Është për të shpëtuar shpirtrat e pafajshëm, të infektuar nga gënjeshtarët, që Unë i ndëshkoj të pabesët

E Diel, 28 Tetor 2012, në 18:00

Bija Ime më e dashur, Dituria Hyjnore është kuptuar vetëm nga pak prej fëmijëve të Mi, madje edhe atëherë, është vetëm një pjesë e saj që Unë ua lejoj atyre ta dinë.

Të kuptuarit e Fjalës Sime të Shenjtë është e vështirë për shumë veta dhe, prapë, ajo është shumë e thjeshtë.

Unë i dua fëmijët e Mi, por ata qenë rrëmbyer nga Unë kur Adami dhe Eva e humbën të drejtën e tyre drejt Mbretërisë Sime Hyjnore. Të tunduar nga një gjarpër xheloz – ai të cilit i qe dhënë çdo nderim dhe favor – fëmijët e Mi ia kthyen shpinën një Mbretërie të Lavdishme mbi tokë.

Ata ia kthyen shpinën jetës së përjetshme dhe për shkak të kësaj të gjithë fëmijët e tyre, brez pas brezi, vuajtën.

Biri Im u dërgua më pas për të shpëtuar fëmijët e Mi nga Ferri i përjetshëm duke i çliruar ata nga Mëkati. Tani Ai do të vijë për ta vendosur mbi tokë Parajsën e parë, ashtu siç duhej të ishte.

Bija ime, tani janë duke u bërë përgatitjet që beteja për shpirtrat të fillojë.

Tregoju fëmijëve të Mi se Unë jam duke iu dhuruar atyre hire të veçanta.

Këto hire do t'iu japin atyre fuqi shtesë kur ata luten për dobësimin e ndëshkimeve. Përmes lutjeve dhe kërkesave të fëmijëve të Mi, ata jo vetëm që mund të shpëtojnë shpirtrat e të pafeve që më fyejnë Mua, por edhe mund ta ndalojnë Dorën Time, e cila do të bjerë për t’i ndaluar ata që flasin në emër të bishës.

Unë i ndëshkoj fëmijët e Mi më një zemër të brengosur. Unë e bëj këtë, jo thjesht për t’i ndëshkuar ata që shkaktojnë ligësi të tmerrshme, por, për t’i ndaluar ata në vjedhjen e shpirtrave përmes gënjeshtrave të tyre.

Është për të shpëtuar shpirtrat e pafajshëm, të infektuar nga gënjeshtarët, që Unë i ndëshkoj të pabesët.

Fëmijët e Mi duhet të qëndrojnë të fortë për hir të të gjithëve.

Lutja do të jetë arma, e cila do ta vrasë bishën. Nuk do të jetë përmes luftës, as përmes pushtetit të atyre të zgjedhur në vendet e larta apo të atyre që drejtojnë kishat e Mia në tokë, që ky infektim të ndalojë. Do të jetë përmes besimit të atyre që janë besnikë ndaj Meje, Hyjit Më të Lartit, dhe atyre që e pranojnë Birin Tim Jezu Krishtin, si Shpëtimtar, që bota do të shpëtohet.

Ju, fëmijët e Mi besnikë, do të jeni çelësi drejt shpëtimit të të gjithë fëmijëve të Mi. Lutjet tuaja do të dëgjohen. Kërkesat tuaja për t’i shpëtuar mëkatarët do të marrin përgjigje.

Unë ju dua. Unë ju falënderoj për dashurinë që ju tregoni ndaj Birit Tim dhe Unë ju bekoj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti