Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 15 November 2012

Unë solemnisht ju premtoj se kalimi do të jetë i shpejtë

E Diel, 11 Nëntor 2012, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, është gjithmonë e rëndësishme të kujtosh se kur ti vuan, nuk është vetëm dhimbja jote, që ti e ndjen. Është dhimbja Ime që ti duron. Dhimbja për të cilën Unë flas, nuk është ajo që Unë durova gjatë Kryqëzimit Tim, por ajo me të cilën Unë përballem sot ndërsa e vështroj dhe e ndjej dhimbjen e njerëzimit.

Njerëzit po vuajnë në botë për shkak të errësirës së tyre të shpirtit. Madje edhe ata që bëjnë jetë të thjeshtë dhe që përpiqen t'i ndjekin Mësimet e Mia po vuajnë. Ata mund të ndjehen të dërrmuar ndërsa përpiqen për ta dashur njëri-tjetrin. Ata gjithashtu vuajnë për shkak të dyshimeve, që ata i përjetojnë në besimin e tyre.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë kuptimin e jetës së përjetshme apo faktin se jeta nuk mbaron, kur një person vdes mbi këtë tokë. Prandaj dhe kaq shumë njerëz nuk përgatiten për jetën tjetër.

Shumë njerëz në të kaluarën nuk u përgatitën mjaftueshëm dhe janë ose në Ferr ose në Purgator.

Këtij brezi po i jepet një Dhuratë, prej të cilit asnjë brez tjetër nuk ka përfituar. Shumë njerëz thjesht do ta bëjnë kalimin nga kjo jetë në çast, pa iu dashur ta përjetojnë vdekjen, ashtu si ju e njihni.

Ardhja Ime e Dytë do ta sjellë me vete këtë Dhuratë të jashtëzakonshme. Prandaj mos kini frikë. Gëzoni, sepse Unë vij tek ju për t’ju sjellë një të ardhme të begatshme.

Mendojeni kështu. Në një kohë që ju do të duroni disa vështirësi, dhe do t'ju duhet të dëshmoni mënyrën me të cilën Ekzistenca Ime do të mohohet, kjo nuk do të zgjasë shumë.

Unë e kuptoj se shumë prej jush shqetësohen, por Unë solemnisht ju premtoj se kalimi do të jetë i shpejtë. Pastaj, kur ju ta shikoni Jerusalemin e Ri ndërsa ulet mbi Tokën e Re, Parajsën e Re, ju do të mbusheni me gëzim të pamasë.

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë këtë Krijim të bukur. Zemra Ime buçet nga Dashuria kur Unë mendoj se si ju dhe të dashurit tuaj do të reagoni të mrekulluar. Kjo do të jetë kur misteri i besëlidhjes përfundimtare do të bëhet i qartë për ju.

Qartësia e Premtimit Tim për të ardhur përsëri me të vërtetë do të kuptohet më në fund.

Bota do të bëhet një familje e shenjtë dhe do të jetojë një ekzistencë në përputhje, dhe në bashkim, me Vullnetin Hyjnor të Atit Tim.

Kjo ka për të qenë një kohë e ri-bashkimit, ku ringjallja e parë e të vdekurve do të ndodhë. Ata që kanë qenë pastruar në këtë tokë, përmes pastrimit, do t’i bashkohen atyre që gjithashtu kanë qenë pastruar në Purgator për të jetuar në Parajsën e Re.

Shumë do të ndryshojë por të gjithë ata që më ndjekin Mua dhe bashkohen me Mua në Epokën Time të Re të Paqes, mbi të cilën Unë do të mbretëroj përmes drejtimit Tim shpirtëror, do të gjejnë paqe në shpirt.

Më në fund vuajtja e përjetuar, nën sundimin e Satanit mbi këtë tokë, nuk do të jetë më.

Çdo dhimbje, çdo vuajtje, çdo lutje, çdo përpjekje e duruar nga ju për të mbledhur shpirtrat që lëngojnë prapa dhe që shkelmojnë dhe luftojnë gjatë gjithë kohës, do t'ia ketë vlejtur.

Parajsa e Re është gati. Gjithçka që ju duhet të bëni është që t’i përgatisni shpirtrat tuaj dhe të ecni drejt portave. Atyre prej jush, që e shpengojnë veten, në Sytë e Mi, do t'iu jepen çelësat për t’i hapur portat.

Ngulmoni gjatë këtij mundimi që po vjen sepse është diçka, që duhet të ndodhë ashtu siç ka qenë parathënë në Librin e Atit Tim.

Lutjet tuaja do të dobësojnë shumë prej tij dhe Ati Im do të ndërhyjë në çdo fazë të mundshme për të ndaluar që veprat djallëzore të kryhen mbi fëmijët e Tij të çmuar.

Jezusi juaj