Kerko Mesazhet ketu

Friday 9 November 2012

Virgjëra Mari: Kthehuni dhe kërkojini Birit tim t’ju udhëheq drejt Mëshirës së Tij të Madhe

E Premte, 2 Nëntor 2012, në 14:00

Fëmija im, errësira, që po bie mbi botë, do të shihet në shumë mënyra.

Ligjet e krijuara, që e ndajnë bashkësinë familjare, do të jenë treguesi i influencës së të ligut në qeveritë tuaja.

Ligjet e krijuara për ta pranuar dhe lejuar abortin, e thyejnë Zemrën e Atit Tim. Askush nuk e ka të drejtën të ndërhyjë me Krijimin e Hyjit, dhe prapë këtë po bën njerëzimi, çdo ditë, pa asnjë ndjenjë turpi apo faji.

Fëmija ime, ti duhet të lutesh fort për shëlbimin e njerëzimit, sepse shumë shpejt, ata do të ndahen në dy pjesë; ata që janë besnikë ndaj Hyjit, dhe ata që e refuzojnë Atë. Vëllai do të largohet nga vëllai, fqinjësitë do të ndahen, dhe familjet do të copëtohen më dysh. Kjo kohë ka qenë parathënë.

Për të siguruar që Hyji të mund të shpëtojë sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, Ai do t'u japë atyre shumë mundësira për t’u kthyer tek Ai.

Lutuni tani, për familjet tuaja, miqtë dhe fqinjët tuaj përpara se përçarja përfundimtare, të zhvillohet. Pastaj dita për Ardhjen e Dytë të Birit tim do të jetë afër.

Ju, fëmijët e mi, jeni kaq të çorientuar. Ky çorientim, dhe boshllëk i shpirtit është shkaktuar nga mungesa e besimit në Hyjin. Asnjë shpirt nuk mund të mbijetojë pa Dashurinë e Hyjit në zemrat e tyre.

Ata janë si enë të zbrazura që pluskojnë në det pa asnjë farë ideje për destinacionin e tyre përfundimtar. Ata lundrojnë pa asnjë destinacion në një boshllëk të gjerë ku asgjë nuk i kënaq; ku asgjë në botë nuk mund t'iu sjellë atyre paqen e vërtetë.

Kthehuni dhe kërkojini Birit tim t'ju udhëheqë drejt Mëshirës së Tij të Madhe dhe Ai do t'ju sjellë paqen që ju e dëshironi fort. Gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni.

Më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, që t'ju çoj tek Biri im. Unë do ju drejtoj dhe mbroj ju gjithmonë, në çdo hap të udhës.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Paqes
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/02/virgin-mary-turn-and-ask-my-son-to-guide-you-towards-his-great-mercy/