Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 6 November 2012

Do të jetë prej dorës së tyre që rrufetë, tërmetet dhe tsunami do ta godasin tokën

E Shtunë, 27 Tetor 2012, në 21:35

Bija Ime fort e dashur, ka një plan për të filluar një vërshim të predikimit global.

Ky predikim nuk të jetë prej Hyjit. Në të kundërt, do të predikojë një gënjeshtër, që do të deklarojë se Hyji nuk mundet, dhe as nuk ekziston.

Ata do të thonë, duke përdorur arsyetimin njerëzor dhe vlerësimin shkencor, se Zoti është thjesht një pjellë e imagjinatës së njeriut.

Ky predikim nuk është i rastësishëm, por është një fushatë e planifikuar dhe e kordinuar mirë prej atyre ateistëve, besnikëria e të cilëve është ndaj të ligut.

Zemrat, mendjet dhe shpirtrat e tyre kanë qenë vjedhur prej Satanit, i cili e përdor krenarinë e tyre për intelektin njerëzor, për të shpallur me arrogancë gënjeshtra për ta bllokuar të Vërtetën.

Ky është një plan për t’i kthyer zemrat e njerëzve ngado të ngurta, ashtu si zemrat e tyre që janë të ftohta dhe pa dashuri. Pastaj do të jetë një njoftim, se një fe e re zëvendësuese do të futet në ligj.

Kjo fe mbarë botërore do të adhurojë bishën, sepse do të jetë nga dora e skllevërve të mbretit të errësirës që kjo ligësi do të ndodhë.

Ateistët që do ta përpilojnë këtë plan janë ndjekës të devotshëm të Satanit.

Mos kini asnjë dyshim – ata e adhurojnë bishën dhe nuk mendojnë aspak për lëndimin dhe torturën që veprat e tyre do të shkaktojnë.

Misioni i tyre është që ta ndalojnë besnikërinë ndaj Hyjit të Vërtetë dhe të vetëm, Hyjit që e do secilin nga fëmijët që Ai krijoi. Ata do t'i refuzojnë përpjekjet që tani po bëhen nga Qielli për ta shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi final.

Do të jetë prej dorës së tyre që rrufetë, tërmetet dhe tsunami do ta godasin tokën.

Ata do të ndalohen.

Ata do të vuajnë tmerrësisht dhe fundi i tyre i dhimbshëm ka qenë parathënë.


Beteja e Armagedon-it do të jetë e ashpër, sepse Hyji nuk do të rrijë më ulur dhe ta lejojë një infektim të tillë.

Ndëshkime të tmerrshme, të një madhësie të tillë, do t’i fshijë nga faqja e dheut ata të pafe që e refuzojnë Fjalën e Hyjit.

Lutja drejt Hyjit për të kërkuar Mëshirë është e vetmja mënyrë për t’i dobësuar këto ndëshkime. Lutjet tuaja, duke lypur për faljen e mëkateve të tyre, është e vetmja mënyrë me të cilën këta shpirtra mund të shpëtohen.

Bija Ime, shumë shkatërrim do të ndodhë për shkak të punës së keqe, që këto grupe ateiste kanë për qëllim të ushtrojnë me forcë përmbi tokë.

Shumë prej tyre nuk e kuptojnë seriozitetin e veprimeve të tyre.

Shumë prej tyre, sidoqoftë, e dinë me saktësi se çfarë ata po bëjnë, sepse ata janë gënjeshtarë.

Ata nuk besojnë në Hyjin, sepse ata kanë zgjedhur kundërshtarin e Tij, djallin, si zotin e tyre përmes zgjedhjes së tyre të lirë.

Gjithçka që ata kërkojnë është të vjedhin shpirtra.

Hyji Ati Im, me anë të Fuqisë së Tij, do të ndërhyjë jo vetëm për t'i ndëshkuar ata, por edhe për të shpëtuar shpirtrat përpara se ata të rrëmbehen prej Tij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/27/it-will-be-by-their-hand-that-lightening-earthquakes-and-tsunamis-will-strike-the-earth/