Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 10 November 2012

Rruga drejt mbretërisë Sime të përjetshme është e shtruar me gurë dhe shkëmbinj të mprehtë

E Diel, 4 Nëntor 2012, në 17:45

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri të mos e mendojë ndonjëherë, se ai mund të mbetet i fortë në besimin e tij, pa iu dashur të luftojë për të drejtën.

Janë shumë pengesa, të cilat e bllokojnë besimin tuaj në Hyjin, dhe vetëm ata që këmbëngulin në lutje mund ta mbajnë flakën e dashurisë së tyre për Hyjin të ndezur në shpirtrat e tyre.

Rruga drejt mbretërisë Sime të përjetshme është e shtruar me gurë dhe shkëmbinj të mprehtë. Është njësoj sikur të ecësh këmbëzbathur, për milje të tëra, ku ju ta ndjeni çdo çarje, çdo dhimbje të mprehtë, dhe ku ju do të pengoheni për çdo hap që bëni. Prandaj dhe shumë shpirtra, me qëllime të mira, bien përgjatë rrugës, sepse udhëtimi është kaq i vështirë.

Kur ju më ndiqni Mua, udhëtimi juaj do të jetë gjithmonë i dhimbshëm. Ai nuk do të jetë kurrë i lehtë, derisa ju të thoni: “Jezus merre dhimbjen time, më shëro dhe merre kryqin tim”.

Vetëm atëherë ju do ta keni më të lehtë të ndiqni udhëtimin Tim drejt mbretërisë Sime të lavdishme.

Kryqëzimi do të përjetohet, në çdo fazë të tij tani, nga të gjithë ata që e duan Hyjin – deri në ditën e fundit.


Deri në Ardhjen Time të Dytë, të Krishterët dhe të gjithë ata që e duan Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, do t'iu duhet të durojnë vuajtjen e Mundimit Tim në Kryq.

Do të fillojë me akuzat se Hyji nuk ekziston.

Unë u mohova si Biri i Hyjit. Këtë herë, Hyji Më i Larti do të refuzohet.

Të gjitha ata besimtarë do të sulmohen dhe persekutohen, kur ligjet pagane, e kohëve të kaluara, do të rikthehen. Prapë, shumë njerëz, të cilët nuk i njohin udhët e Zotit, nuk do t’i vërejnë aspak këto ligësi, kaq të preokupuar do të jenë ata në përndjekjen e kënaqësive të tyre personale.

Pastaj do të vijnë ndëshkimet drejtuar ndaj atyre që guxojnë të tregojnë besnikëri ndaj Hyjit të Vërtetë dhe të vetëm në publik. Ata nuk do të tolerohen dhe do t'iu duhet të fshihen për të nderuar Atin Tim.

Sakrifica ditore, Meshat, gradualisht do të ndalojnë, ashtu si është parathënë, sepse profeti i rremë do të deklarojë se do të mbahet një formë e re e Meshës, dhe se formati i vjetër nuk do të jetë më i vlefshëm, do të thotë ai.

Prania ime në Eukaristinë e Shenjtë do të hiqet dhe Ushqimi i Jetës nuk do t'i ushqejë më fëmijët e Hyjit. Dhe pastaj do të bjerë Dora e Hyjit mbi të pafetë që guxojnë të thonë se flasin në Emër të Hyjit. Aleanca e tyre ndaj bishës do t’i influencojë shumë vetë dhe ata do t’i çojnë drejt burgut të errësirës ata që janë të mashtruar.

Përçarjet do të shtohen, derisa përfundimisht ata, të gjithë fëmijët e Hyjit, do të duhet të zgjedhin. Ata ose do të ndjekin iluzionin e rremë, të paraqitur nga profeti i rremë, i cili do të thotë se flet në Emrin e Hyjit, ose ata do të ndjekin të Vërtetën.

Kurrë mos besoni se ju do të jeni mjaft të fortë për t’i rezistuar këtij presioni nga ata priftërinj të rremë që do ta përfaqësojnë bishën. Ndikimi i tyre do të jetë i madh. Pa ndihmën Time, ju do të tundoheni për t’ia kthyer shpinën Mësimeve të Mia.

Zgjohuni përpara se këto kohë të vijnë. Më thërrisni Mua çdo ditë për ndihmën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/04/the-road-to-my-eternal-kingdom-is-riddled-with-sharp-stones-and-boulders/