Kerko Mesazhet ketu

Monday, 19 November 2012

Kurorëzimi me Gjemba gjatë Kryqëzimit Tim është simbolik

E Martë, 13 Nëntor 2012, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, kurorëzimi me gjemba gjatë Kryqëzimit Tim është simbolik për kohët e mbarimit.

Ngaqë Kisha është Trupi Im në tokë, po ashtu edhe ajo do të kurorëzohet me gjembat e fshikullimit ashtu siç ndodhi gjatë udhëtimit Tim për në Kalvar. Kurora e Gjembave simbolizon Kreun e Kishës Sime të Shenjtë në tokë. Papa Benedikti do të vuajë shumë pasi ai do të persekutohet sepse do të flasë të Vërtetën.

Ai do të shtypet, si Kreu i Kishës Sime, dhe aspak mëshirë nuk do të tregohet ndaj tij. Kundërshtimi do të shtohet me shpejtësi kur ai do të deklarohet të mos jetë më i përshtatshëm.

Ata që do të pohojnë të jenë më modernë në përqasjen e tyre ndaj metodave apostolike do ta godasin atë dhe do t’ia përqeshin fjalët e tij. Pastaj Kreu i Kishës Sime do të zëvendësohet nga Koka e Gjarprit.

Fshikullimin që Unë e durova gjatë Kryqëzimit Tim tani do të rikthehet në Kishën Time Katolike. Gjarpri po lëviz shpejt tani, sepse ai do të përpiqet që ta gllabërojë Trupin Tim - Kishën Time në tokë. Pastaj të gjitha Kishat e Krishtera do të gëlltiten dhe do të detyrohen që të nderojnë profetin e rremë si dora e djathtë e bishës.

Ndërsa shumë prej jush mund të jenë të frikësuar, mbajeni mend se lutjet tuaja po i vonojnë këto gjëra, dhe në shumë raste po i dobësojnë të tilla rrethana.

Lutjet, dhe mjaft prej tyre, do ta vonojnë dhe dobësojnë punën e të ligut mbi tokë.

Ajo është kundërvepruesja ndaj persekutimit të planifikuar prej grupit djallëzor të qeverisur nga Satani. Me kthim në besim dhe me lutjet tuaja, dishepujt e Mi, shumë mund të përmbyset.

Lutja mund ta shkatërrojë këtë ligësi.

Lutja mund ta kthejë dhe do ta kthejë njerëzimin në besim. Pastaj, nëse mjaft shpirtra më ndjekin Mua, gjithçka do të jetë e lehtë. Pastaj kalimi për në Parajsën Time të Re do të jetë më i lehtë.


Jezusi juaj