Kerko Mesazhet ketu

Friday, 2 November 2012

Virgjëra Mari: Favoret që ju jepen, kur merrni Trupin e Birit tim

E Premte, 19 Tetor 2012, në 09:06

(Marrë gjatë një shfaqjeje të Virgjërës së Bekuar Mari, që zgjati 20 minuta, gjatë së cilës një imazh i Eukaristisë së Shenjtë u shfaq në ballin e saj)

Fëmija im, Hostja, të cilën e sheh në ballin tim, është një simbol, për t'i vërtetuar të gjithë fëmijëve të Hyjit, Praninë e Vërtetë të Birit tim në Eukaristinë e Shenjtë.

Biri im është i pranishëm në botë dhe qëndron pranë secilit prej fëmijëve të Hyjit çdo ditë, me shpresën se ata do ta ndjejnë Praninë e Tij.

Fëmijë, do të jetë vetëm përmes marrjes së Trupit të Vërtetë të Birit Tim, Jezu Krishtit, Shpenguesit të njerëzimit, që ju do të bekoheni me hire të veçanta.

Kur Biri im vdiq për mëkatet tuaja, me qëllim që çdo fëmijë i Hyjit të ishte në gjendje për ta mposhtur vdekjen, Ai la prapa një trashëgimi të rëndësishme.

Prania e Krishtit në Eukaristinë e Shenjtë është Reale, dhe kur merret, ju sjell mbrojtje të veçantë. Ju sjell më pranë në bashkim me Atë.

Ai është Buka e Jetës. Kjo Dhuratë për ju, fëmijë, kurrë nuk duhet të vihet në pyetje apo të refuzohet.

Favoret që iu jepen atyre që e marrin Trupin dhe Gjakun e Tij përfshijnë shpëtimin nga Purgatori, nëse merret çdo ditë.

Biri Im do t’ju marrë, në orën e vdekjes, në Krahët e Tij larg nga zjarri i Purgatorit.

Mesha e Shenjtë, e cila ofron Trupin e Vërtetë të Birit tim, në nder të Atit tim, sjell me vete, gjithashtu, përfitime të mëdha.

Sa më shumë Mesha të përditshme të ndiqni dhe sa më shumë ta merrni Trupin dhe Gjakun e Birit tim, në Eukaristinë e Shenjtë, aq më shumë do t'ju jepet imunitet nga pastrimi në flakët e Purgatorit.

Për ata që e shpërfillin Ekzistencën e Birit tim, në Eukaristinë e Shenjtë, ju po i mohoni vetvetes një Dhuratë të madhe. Ju nuk do të dënoheni për refuzimin e Trupit të Tij në Meshën e Shenjtë, por ju nuk do të merrni hiret, të cilat Ai dëshiron t’ua dhurojë të gjithë fëmijëve të Hyjit.

Kungimi i Shenjtë që ju merrni duhet të jetë i Konsakruar siç duhet. Kur ju e merrni Trupin e Tij, Ai do t'ju mbushë me një dashuri të thellë dhe të përulët, e cila do ta forcojë besimin tuaj dhe do t'ju sjellë Jetën e Përjetshme.

Eukaristia e Shenjtë është Dhurata, e cila do t'ju garantojë Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e harroni këtë.

Biri im vuajti së tepërmi për t'ia dhënë botës këtë Dhuratë të madhe, pasaportën drejt Parajsës. Mos e refuzoni atë. Mos e sfidoni bujarinë e Tij. Mos e nënvlerësoni Fuqinë e Hostes së Shenjtë.

Ju lutem recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (81) për Dhuratën e Kungimit të Shenjtë.

O Buka Qiellore, mbushe trupin tim me ushqimin që i nevojitet.

Mbushe shpirtin tim me Praninë Hyjnore të Jezu Krishtit.

Më jep Hiret për të përmbushur Vullnetin Hyjnor të Hyjit.

Më mbush me paqen dhe qetësinë, e cila buron nga Prania Jote e Shenjtë.

Kurrë mos më lejo ta dyshoj Praninë Tënde.

Më ndihmo të të pranoj Ty, në Trup dhe Shpirt – dhe që përmes Eukaristisë së Shenjtë – Hiret e dhuruara mbi mua, të më ndihmojnë ta shpall Lavdinë e Zotit Tonë, Jezu Krishtit.

Pastroje zemrën time.

Hape shpirtin tim dhe më shenjtëro, kur unë e marr Dhuratën e madhe të Eukaristisë së Shenjtë.

Më dhuro Hiret dhe favoret që ajo u jep të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe më dhuro imunitetin nga zjarret e Purgatorit. Amen.


Fëmijët e mi, ju duhet të luteni që të gjithë të Krishterët ta pranojnë dhe ta kuptojnë Fuqinë e Eukaristisë së Shenjtë. Ajo është mburoja e nevojshme për të shpëtuar shpirtrat e gjithë fëmijëve të mi.

Pranojeni atë me hir të mirë e me zemër bujare.

Nëna juaj e Bekuar
Nëna e Shpëtimit